Dokumenti/ 'Ushtarët' e Berishës që armatosën militantët e PD në '97 për të luftuar Jugun nga Shaban Memia tek Blerim Çela

Dokumenti/ 'Ushtarët' e Berishës që armatosën militantët e PD në '97 për të luftuar Jugun nga Shaban Memia tek Blerim Çela

Sali Berisha dhe momente nga trazirat e 1997

Krahas urdhrave për bombardimin e qyteteve në Jug të vendit, për të shtypur revoltat pas mashtrimit me firmat piramidale, komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, ka identifikuar edhe personazhet kryesore, të cilët kanë mobilizuar dhe armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut. Ata janë Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela, që të katërt ‘ushtarë’ të Sali Berishës. Shaban Memia ka qenë deputet i PD-së mjaft aktiv në ngjarjes e ’96, ’97 dhe grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Pas rikthimit në pushtet, Berisha e emëroi Shaban Meminë në krye të ALUIZNI-t. Blerim Çela ka qenë gjithashtu kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997, deputet i PD-së si dhe shef i financës së PD-së nga 1997-2009.

Ibrahim Mullaliu ishte përfaqësues lokal i PD-së në Kavajë, i nderuar më pas nga përfaqësuesit vendorë të PD-së. Sabah Jemishta ishte përfaqësues i PD-së në Durrës, i shpërblyer më pas nga Sali Berisha, duke e emëruar Prefekt të Durrësit. Në raportin e komisionit hetimor, për këta persona thuhet se “...në këtë kohë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, Gardës së Republikës dhe SHIK-ut janë shpërndarë armë personave civilë me preferencë politike. Kemi të dhëna se një shpërndarje e tillë armësh me lista është nxitur e motivuar nga disa drejtues ë pushtetit lokal si masa ‘për të mbrojtur shtetin dhe qeverinë nga kryengritësit dhe ‘rebelët e jugut’ nga ‘kërcënimi komunist’, ku veçanërisht me aktivë rezulton se janë treguar Shaban Memia në Tiranë, Sabah Jemishta në Durrës, Ibrahim Mullaliu në Kavajë dhe Blerim Çela në Progonat”.

Sipas komisionit hetimor, operacioni për të futur në luftë Veriun me Jugun e Shqipërisë dështoi, pasi njerëzit nuk iu përgjigjën urdhrave të përfaqësuesve të PD-së. "Ne mendojmë se administrata e lartë shtetërore, drejtuesit kryesorë të shtetit e humbën ekuilibrin në ato çaste, dhe me mendjengushtësi e konceptuan revoltën që kishte plasur në jug si një përplasje të zonave veri-jug. E themi këtë sepse nga materialet që disponojmë, edhe mobilizimi i pjesshëm bëhet vetëm në zonat veriore për të goditur jugun, ndonëse brenda solidaritetit dhe unitetit kombëtar vetë këto zona nuk i janë përgjigjur këtij lloji mobilizimi, gjë që tregon se për këto çështje koshienca e popullit ka qenë më lartë se sa politikës që e qeveriste atë”.

Refuzimi masiv i popullatës në veri të vendit për t’u mobilizuar kundër jugut të vendit, u pasua me dezertimin e forcave operacionale me në krye Bashkim Gazidede, i graduar nga Sali Berisha si gjeneral i përgjithshëm për shtypjen e revoltës popullore. Gjithashtu edhe komandantet e reparteve dhe aviatorët refuzuan zbatimin urdhrave me natyrë kriminale për të bombarduar një pjesë të vendit të tyre.

 Pjesë nga raporti i komisionit hetimor për ngjarjet e 1997

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kacidhe: 29/09/2020 16:26

    Berisha legen materniteti ... ku populli i derdh cdo dite jashtqirjen

    Përgjigju
  • vjosa: 29/09/2020 15:10

    KY shaban memia nje fytyre-qen-zgjebs--pis burre,,,,eshte vitrina e PD,,e kesaj partie cecenesh--shpellaro--malokjan..

    Përgjigju
  • Vlonjati: 29/09/2020 13:25

    Gjaku i lare ne det dhe loti i nenave me te zeza ne Vlore nuk harrohet aq lehte o Sali Berisha.. Ti mund te kesh shtetin ne dore ama zotin jo Do t'i paguash te mirat qe ke bere

    Përgjigju
  • Karadakliu: 29/09/2020 12:05

    Kete duhet ndjekur qe nga koha e komunizmit,antareswimin ne UDB, e deri tek thirrjet sorrshkinash per armatosje teb popullit kunder shtetit dhe Qeverise.Pa lene anash vrasjet politike dhe ato ne Gerdec e 21 Janar ne Tirane,takimet dhe shitjen e derivateve serbise dhe krimet personale,familjare e klanore e organizuara ekonomike.

    Përgjigju
  • Sigi: 29/09/2020 10:10

    A nuk duhet te hapet dosja e 14 Shtatorit e lidhur dhe me vrasjen e Hajdarit ?A duhen lene pa ndeshkuar ata qe shkaterruan shtetin dhe e moren po me dhune ne 2005 ?

    Përgjigju
    • Loni: 29/09/2020 10:44

      Po cdo happen këtu me keta palaco e mbeturina jashqitje politike... Këtu e gjitha show mediatik... Deri sa te sensibilizohet edhe njeriu me vk ne kete komb keshtu do vazhdoj situata. Po nuk doli shoqerie e paster civile te kerkoj te drejtat e saj kushtetuese mireqënie edhe nivel ekonomik ska per tu bërë ky komb kurre po keshtu do na zvarrisin per se gjalli.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen