Dokumenti/1 milard lekë paga e shpenzime, por Vllaznia ra nga Superiorja

Dokumenti/1 milard lekë paga e shpenzime, por Vllaznia ra nga Superiorja

Skuadra e Vllaznisë

Miliona të shpenzuara, shifra që kapin miliardin në total, në të gjitha zërat dedikuar klubit të futbollit, rroga të majme për stafin teknik, po e njëjta gjë për futbollistët kuqeblu, dhe Vllaznia nuk mbijetoi dot në Kategorinë Superiore.

Çmim më të shtrenjtë për një dështim të tillë spektakolar nuk mund të ketë. Dhe të mendosh se këto para janë të gjitha taksa të qytetarëve shkodranë.

Faqja në Facebook “K.F Vllaznia Shkoder”, ka risjellë në vëmendje edhe një herë tjetër listën e pagave, që merrnin futbollistët e Vllaznisë dhe stafi teknik.

STATUSI I “K.F VLLAZNIA SHKODER”

645 milionë lekë rroga, 145 milionë lekë tatime, më shumë se 100 milionë për grumbullime dhe shpenzime ekstra, rreth 200 milionë lekë për Vllazninë.

Më shumë se sa 1 miliard lekë të vjetra. Vllaznia që ra nga kategoria nuk ishte një skuadër e varfër, përkundrazi, është ndoshta një 3-4 skuadrat më të pasura të kampionatit. Si shpjegohet gjithë ky dështim?

Në Shkodër të thonë që ky buxhet ka qenë permanent ndër vite, madje korrektesa ka qenë deri në masën 80%, brenda logjikës së datës së pagesave. I hedhim një sy listë-pagesave deri në muajin janar.

Në këtë format, shuma totale mujore është 57 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që pas janarit, kjo listë-pagesë është shtuar me afrimet e Berishës, Malotës dhe Sukajt.

Lojtari më i paguar në skuadër është Orelesi, ndërkohë që rrogat janë të majme për realitetin shqiptar, kontrata që do t’i dëshironin shumë nga lojtarët që luajnë në Superiore. 

Stafi teknik, gjithashtu, ka pasur pagesa të kënaqshme, ndërkohë që burime pranë klubit bëjnë me dije se të paktën 7 rroga nga 10 kanë kaluar në llogaritë e futbollistëve.

Atëherë çfarë ka ndodhur? Sigurisht që bashkia ka fajin, që nuk e privatizon klubin, por ata që luajnë me pagesa dhe trajtim të tillë financiar, a duhet të ndihen super fajtorë për këtë mega dështim?


(Pagat e futbollistëve dhe stafit teknik të Vllaznisë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari