'Dola nga lokali kur nisi sherri'/ Zbardhet dëshmia e Ajaks Boshnjakut në polici për vrasjen në ish-bllok

TIRANE - Një ditë pasi u vetdorëzua në Polici, Ajaks Boshnjaku, i akzuar për tentativë vrasje në masakrën në ish-bllok, ka dëshmuar para grupit hetimor. Boshnjaku është shprehur se nuk ka qënë i përfshirë në përplasjen që ka ndodhur mes grupit të Ervis Martinajt dhe grupit të Ervin Matës, mbrëmjen e 4 tetorit në ish-bllok. Miku i Ervin Matës ka deklaruar se ka qenë në lokal ne fillim te sherrit dhe sa ka filluar përleshja ka dalë nga lokali (Shiko videon këtu). 

Dola nga lokali sapo nisi konflikti mes dy grupeve. Nuk kam asnjë lidhje, përveçse i njoh si Ervin Matën, po ashtu edhe Ervis Martinajt. U largova në fillim pasi u tremba se mund të ndodhte diçka tjetër. Unë nuk kam sulmuar askënd, as kam dijeni që aty do ndodhte një përplasje. U dorëzova pasi mora vesh që isha në kërkim. Kam qënë i frikësuar, por nuk kam lidhje.

Ajaks Boshnjaku

Ndërkohë në videon ekskluzive që Report TV ka siguruar të përplasjes me armë në ish-bllok, dallohet që Ajaks Boshnjaku, që shohim në këto pamje, largohet pasi ka nisur sherri. Boshnjaku është futur brenda lokalit Monopol me grupin e Ervin Matës dhe rreth 30 sekonda pasi konflikti ka filluar, ai ikën me shpejtësi.

Ajaks Boshnjaku

Pikërisht intervali prej 30 sekonda që ka qëndruar brenda lokalit Monopol pasi sherri ka nisur, ka bërë që Prokuroria të ngrejë akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Ajaks Boshnjaku, ndërkohë që kujtojmë se e gjithë përplasja ka ndodhur për 2 minuta. Për Boshnjakun Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg në mëngesë.

Deri më tani numri i personave të arrestuar për përplasjen në lokalin Monopol është 4. Në pranga janë Ervis Martinaj, Eljon Hato, Geldo Hoti dhe Ajaks Boshnjaku. Në kërkim mbeten Ervin Mata, komandoja Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushi. Mbrëmjen e 4 tetorit mbeti i vrarë Fabjan Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato. Dy grupet janë përplasur fizikisht dhe më pas me armë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë