Dolce & Gabbana" hedh në
treg buzëkuqin  “Sofia Loren”

Dolce & Gabbanatreg buzëkuqin  “Sofia Loren”">
Sofia Loren do të mbetet një lengjendë tashmë edhe me buzëkuqin e saj. Për 81-vjetorin e lindjes së aktores së madhe italiane Sofia Loren, "Dolce & Gabbana" ka lançuar buzëkuqin i cili është bërë vetëm për nder të saj. Buzëkuqi quhet thjesht "Sophia Loren Nr.1" dhe është publikuar ditën e djeshme, një ditë pasi Sophia mbushi 81 vjeç. 

"Sophia Loren Nr.1" është një mënyrë për të falenderuar Sophia-n", kanë thënë dizenjuesit Domenico Dolce and Stefano Gabbana.

"Faleminderit për bukurinë tënde, faleminderit që ke qenë e preferuar në mbarë botën, faleminderit që ke qenë një ikonë e ekraneve të mëdha dhe bukurisë italiane".

Dizenjuesit gjithashtu kanë thënë se aktorja ka qenë një frymëzim për ta dhe kështu që kanë vendosur ta shpërblejnë duke dizenjuar një buzëkuq vetëm për nder të saj.
sofia loren
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi