“Dole kundër studentëve se të premtuan lejen e pallatit”, përballja mes ish-deputetit Ndocaj dhe Noizy-t: S'e rruaj për asnjeri

“Dole kundër studentëve se të premtuan lejen e pallatit”, përballja mes ish-deputetit Ndocaj dhe Noizy-t: S'e rruaj për asnjeri

Ish-deputeti Eduart Ndocaj dhe reperi Noizy

Protesta e studentëve ishte një nga ngjarjet që tërhoqën vëmendjen e shumë personazheve publikë vitin e kaluar. Një ndër to ishte edhe reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy i cili shprehej në një status në rrjetet sociale se ishte pro dialogut.

Pas postimit të Noizyt reagoi sh-deputeti Eduart Ndocaj  i cili e quajti reperin këngëtar tallavaje. “Noizy i tallavasë me 5-vjeçare u jep mend mbi 10 mijë studentëve që s’kanë lekë për të mbaruar studimet dhe i bashkohet velinës dhe bandës së Edvinit me paturpësinë më të madhe,”- shkruante politikani. Mirëpo mbrëmjen e kaluar teksa ishte i ftuar në “Xing me Ermalin”, ‘kaubojsi’ sqaroi postimin e tij që u komentua shumë në media.

“Isha në Orosh në një shkollë pa energji elektrike dhe aty rastësisht në tualet pashë që fëmijët kishin shkruajtur emrin e grupit të Noizyt OTR. E filmova, e publikova dhe ishte ironike sepse Noizy u bashkua me anti-studentët. Duke qenë se Noizy nuk e di nga e ka derën universiteti, thashë ç’ne ky. Sipas thashethemeve ai ka marrë një leje për një pallat në Durrës, që të thonte këtë. Nuk dua të shpik, por kështu kam dëgjuar,”- u shpreh Ndocaj.

Mirëpo moderatori Ermal Mamaqi mori edhe reagimin e reperin në lidhje me këtë deklaratë. Me anë të një telefonate, Mamaqi mori Noizyn live në emision për ta pyetur.

“Atë postim nuk e kam bërë për asnjë çështje interesi, por për të mbrojtur të rinjtë sepse ata mund të ishin të afërm të mi, janë fansat e mi, mund të isha unë ose motra ime. Nuk është bërë për asnjë çështje politike. As nuk kam lidhje fare. Mua s’më rruhet për asnjë anë politike se unë gjithçka e kam bërë me forcën time,”- përfundoi reperi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë