Doli me leje nga burgu grek, arratiset shqiptari! Kapet sërish, i gjendet 5 kg heroinë, erdhi nga Shqipëria

Doli me leje nga burgu grek, arratiset shqiptari! Kapet sërish, i gjendet 5 kg heroinë, erdhi nga Shqipëria

Agim Margegaj dhe droga e sekuestruar nga policia greke

Iu dha leje për të dalë nga burgu për disa ditë, shqiptari Agim Margegaj arratiset duke mos u kthyer më, por kapet disa kohë më vonë duke tentuar të trafikojë drogë. 43-vjeçari është dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, tentativë vrasje më shumë se njëherë, grabitje ne bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, përdorim arme.

Ai mori leje për të dalë nga burgu, që iu dha nga autoritet, por u arratis duke mos u kthyer më. Gjatë një operacioni ditën e djeshme policia greke bëri të mundur ndalimin e tij ku u kap me mbi 5 kg heroinë që kishte ardhur nga Shqipëria.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 5 kg e 50 gram heroine, 1 peshore elektronike, 1050 euro, kartë identiteti dhe pasaportë të falsifikuar, 2 celularë, 1 krehër arme, pajisje plastike presimi.

Policia gjithashtu është në kërkim të makinës një furgon tip Benz që dyshohet se ka bërë transportin e drogës nga Kakavija në Artemida, Athinë.

Agim Margegaj është i kërkuar edhe nga drejtësia shqiptare, ku Gjykata e Lezhës e ka dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/07/2020 02:05

    Shqiperia e kerkon,por kete me mire ta mbajne grekerit,se po e sollen ne Shqiperi do ja ulin denimin me 1/3,me amnistira,me sjellje te mire,dhe <<I perjetshmi>> behet 25,15,10,5,i lire te lere burgun.

    Përgjigju
  • Www: 14/07/2020 13:46

    Bishti qenit po bisht qeni ngelet

    Përgjigju
  • halili: 14/07/2020 13:34

    sepse qente kur hane ne nje canak shqyejne njeritjetrin

    Përgjigju
  • Dritro ivi: 14/07/2020 12:33

    Si ky ti kishte enveri ca tipa, kishte pas me pushtu evropën.

    Përgjigju
  • Bravo: 14/07/2020 10:06

    Ky qenka bob....e paska nda mendjen:o boss o burg

    Përgjigju
  • WTF: 14/07/2020 09:33

    Tipa si puna e ketij kokecepshi duhen studiuar, sepse nuk ka mundesi nje njeri normal te marre vendime te tilla. Studimi pastaj te perdoret per te parandaluar kokecepshat e tjere si puna e ketij trapi.

    Përgjigju
    • Dritro ivi: 14/07/2020 12:32

      Mendim I bukur kundra mendjeve kriminale por, këta tipa I vijnë haku grekve.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Diola Dosti zyrtarizon lidhjen me biznesmenin e njohur, çifti publikon fotot

Diola Dosti zyrtarizon lidhjen me biznesmenin e njohur, çifti publikon fotot