Nga dita e djeshme, administrata e re e kompanisë CEZ Shpërndarje ka nisur zëvendësimin e transformatorit me probleme në nënstacionin Dinamo. Zona që shërben ky nënstacion është ajo e Kodër Kamzës, Bathores dhe Paskuqanit, që janë edhe zonat më problematike në arkëtime.
Sipas njoftimit nga CEZ, fillimisht do të operohet në zonat me më shumë banorë. Në nënstacionin Dinamo u ndërrua transformatori i vjetër me një kapacitet të ulët që nuk përballonte të 10 mijë banorët e zonën përreth, e cila ka vuajtur ndërprerjen e energjisë që prej muajit tetor. Kostoja e transformatorit shkon deri në 60 mijë euro.
Transformatori i vjetër do të shkojë në Fier për të siguruar energjinë për 5 mijë banorë, të cilët vuajnë ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë prej disa muajsh dhe gjatë muajit shkurt pritet të stabilizohet furnizimi edhe për një tjetër zonë problematike në kryeqytet, atë të Kombinatit.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 30 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com