Dollari këmbehet me 120.27 lekë, eksperti Gjokutaj: Forcimi i tij është lidhur me tregun e karburantëve! Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rënien e Euros

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë dollari ka vijuar rritjen e tij, duke shkuar sot në nivelin 120.27  lekë. Ndërsa një euro sot këmbehet me 116.53 lekë. Sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj, ky fuqizim i dollarit vjen për shkak të rritjes së prezencës në tregjet ku tregtohet karburanti. Sa i takon dobësimit të euros, Gjokutaj tha se kjo vjen për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa shtoi se me kalimin e kohësh dhe fuqizimit të tregjeve europiane edhe euro do të arrijë të njëjtën balancë me dollarin.

‘Dollari më së shumti e ka marrë fuqizimin për arsye të rritjes së prezencës në tregjet ku tregtohet karburanti. Më së shumti për rastin shqiptar është e lidhur me këtë treg i cili ndikon detyrimisht edhe në importet që kryen dhe natyrshëm që ka thyer ato balance. Nga ana tjetër ndikimet që vijnë nga balanca që vetë dollari ka me euron kanë atë lloj ekuilibri që ndikon në kursin e këmbimit të brendshëm. Janë dy ndikime ndikimi i jashtë dhe ndikimi në tregun e brendshëm. Lufta në Ukrainë ka ndikuar sa i përket Euros. Kurse dollari është i lidhur me gjithë furnizimin me karburant e me lëndë djegëse.  Shumica e produkteve që janë të konsumit të përditshëm janë me euro. Ndërkohë ndikimi i dollarit jep atë efekt sa u takon atyre që kanë depozita dhe duan të këmbejnë. Ato që janë të humbur janë ato që tregtojnë nëpërmjet monedhës europiane. Përshkallëzimi i dollarit të paktën një muaj më parë u njoftua, dominimi në tregjet që janë të lidhura me zonat pranë konfliktit. Tregu shqiptar nuk ka atë lloj ndikimi siç kanë tregjet financiare. I vetmi ndikim që vjen tek ne vjen nga importi dhe ndodh ku ka një dominim. Dollari do të vazhdojë një trend rritës për shkak të politikë që gjenerohet nga Thesari Amerikan, por nga ana tjetër Euro me kalimin e kohës natyrshëm që do të arrijë një balancë.’- u shpreh Gjokutaj.

Edhe pse dollari ka kapërcyer në mbi 121 lekë në ditët e kaluara, eksperti vlerëson se nuk është momenti që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë, siç ka bërë me euron gjatë këtij viti, pasi sipas tij situata do të stabilizohet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion