Ndërkohë, euro, ndonëse është dobësuar ndjeshëm këto ditë në bursat ndërkombëtare, në Shqipëri vazhdon të qëndrojë në kuotën pranë 140 lekëve, afër mesatares vjetore më të lartë historike, prej 140.3, të shënuar në vitin 2013. Euro u këmbye të premten me 139.91 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 0.26 lekë më pak se një ditë më parë.
Në tregjet e huaja, euro është kuotuar me 1.12 USD, në një nga nivelet më të ulta që prej 11 vjetësh.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
