TIRANE- Kanë kaluar 24 vite që nga ajo ditë që do të fundoste përgjithmonë ateizmin në Shqipëri. Mbi 50 mijë persona do të mblidheshin tek varrezat katolike të Rrmajit në qytetin e Shkodrës për të marrë pjesë në kremtimin e meshës së parë që nga moment i ndalimit të fesë në vitin 1967. Me 11 nëntor 1990 qyteti i Shkodrës, do të mposhte frikën e rrezikun e komunizmit. Pas 23 vjetësh do të rihapeshin objektet e kultit për të zhvilluar ritualet përkatëse fillimisht për besimtarët e krishterë e pas 5 ditësh edhe për muslimanët. Automatikë e mitralozë ishin vendosur kudo rreth asaj zone ku do të mbahej mesha nga sigurimi i kohës. Të 50 mijë personat që morën pjesë asnjë prej tyre nuk e kishte jetën e sigurtë.
/Shqiptarja.com












