'Domate që rritet brenda ditës?' Çuçi në Report Tv: Përrallë, nëse ndodh jap direkt dorëheqjen

Siguria ushqimore ka qenë tema kryesore që është trajtuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi përballë gazetarit Ilir Babaramo ka mohuar kategorikisht se ka fermerë apo ferma legale që i shtojnë hormone në masa ekstreme zarzavateve. Ai është shprehur se një gjë e tillë nuk ndodhë në Shqipëri, madje ka thënë se nëse denoncohet një rast i vetëm, do të japë menjëherë dorëheqjen.

Çuçi tha se fermerët shqiptarë prodhojnë të njëjtin mall si për tregun vendas ashtu edhe atë të jashtëm dhe nisur nga kjo, ministri theksoi nuk ka vend për panik dhe të ngrihen alarme të kota se "çdo gjë që hamë është helm", pasi produktet janë të kontrolluara. 

"Ka rreth 1500 hektarë sera legale në Shqipëri. Nëse ka një serë legale që e "rrit domaten brenda ditës", jap direkt dorëheqjen. Nuk jam dakord me këtë që hamë helm. Në lidhje me kualitetin e produkteve shqiptare, mund t'u them vetëm një fakt: janë eksportuar rreth 300 mijë ton produkte bujqësore dhe këto janë bërë në serat shqiptare. Në fermë nuk prodhohet këtë parcelë do e bëj për Suedinë, dhe këtë për atë shqiptarë. Nuk duhet të panikohemi dhe të ngremë alarme të kota, që të fusim konsumatorin shqiptar në panik që çdo gjë që ha është me helm. Kemi struktura që kontrollojnë. Është i njëjti produkt që hanë shqiptarët dhe ato të jashtëm. Një përrallë që domatja rritet brenda ditës. Shkoni shihni që është e njëjta pikë grumbullimi për atë që e çon ushqimin në Suedi dhe që konsumohet në Shqipëri. Nuk e mohoj që ka raste të shkëputura me % më të lartë të pesticideve nga sa është norma. Nuk duhet të krijohet perceptimi dhe përshtypja që çdo gjë është helm dhe është e pakontrolluar", tha Çuçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
Çuçi: I pakënaqur me AKU, do ketë ndryshime rrënjësore në strukturë

AKU, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nuk ka kryer funksionin e saj, për këtë arsye ministri Bledi Çuçi ka njoftuar se ky institucion do të pësojë ndryshime rrënjësore. Në studion e Report Tv, Çuçi është shprehur se është i pakënaqur me AKU dhe se ndryshimet do të nisin që nga struktura.

"Jam i pakënaqur me AKU. Do ndryshojmë mënyrën e funksionimit, se detyrat nuk përputhen me mandatit dhe struktura nuk përputhet me detyrat. Marr shembull, AKU s'ka një strukturë të posaçëm për të vlerësuar riskun, që është më e rëndësishmja në betejën për sigurinë ushqimore. Brenda 5 muajve, do ketë ndryshime thelbësore", u shpreh ministri në Report Tv.

Ora 21:20
Çuçi sqaron deklaratën që bëri aq shumë bujë: Pse vaji i palmës s'është i rrezikshëm?

Deklarata e ministrit Çuçi se "vaji i palmës s’është i dëmshëm", shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", ai i ka qëndruar mendimit të mëparshëm, por ka sqaruar dhe argumentuar se përse ky vaj, sipas tij nuk përbën rrezik për konsumatorin.

"Vaji i palmës është një yndyrë bimore, nuk është i rrezikshëm. Nëse tentohet që të bëhet një produkt që i ngjan djathit, (marrim shembull) pa i thënë konsumatorit që është me vaj palme kjo do të dënohet penalisht, se është mashtrim i konsumatorit. Ai është i pa dëmshëm për shëndetin djathi me vaj palme, por s'është djath. Përdoret gjerësisht në ëmbëlsira në vendet e Europës. S'duhet ngrënë me shumicë, sepse atëherë është i dëmshëm", tha Çuçi. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pjeter: 06/05/2019 21:44

    panikohemiiiiiii?po shqip si i thone o minister?apo te thuash "frikesohemi" te duket vetja jo modern?.Vaji i palmes nuk ben dem? informohu minister, ndoshta panikohesh ti per faktin qe thua "stronzate".https://ilfattoalimentare.it/olio-di-palma-sostanze-cancerogene.html

    Përgjigju
    • Boli: 07/05/2019 13:20

      The outlook Palm oil is a vegetable oil used in cooking and everyday household products. However, this oil has been shown to have carcinogenic effects in animal studies. There is little research on its influence on humans, but researchers advise being mindful of your food labels. Using this oil with caution and in moderation may lessen its negative effects. If you have any concerns about the products you are using, it may be wise to consult your doctor about the risks of palm oil and how to avoid these products.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur