Domatja dhe efektet e saj pozitive
dhe negative në organizmin tuaj

Domatja dhe efektet e saj pozitive<br />dhe negative në organizmin tuaj
Domatja është një nga perimet me më shumë vlera ushqyese dhe që prodhohet me shumicë në vendin tonë.
 
Nëse e konsumoni atë në formë të papërpunuar kryesisht, do të përfitoni shumë vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë, që janë shumë të nevojshëm për mirëfunksioimin e organizmit.
 
Por, domatja ka edhe anën efektet e saj negative, të cilat shkaktojn dëmtime në shëndetin tuaj nësë kjo perime konsumohet në sasi të mëdha.
 
Imuniteti i çekuilibruar
Elementi kryesor që gjendet në domate të freskët të papërpunuar është likopeni, një “pigment karotenoid”, I cili është një përbërje kimike që supozohet të mbajë larg shfaqjen e kancerit të gjirit.
 
Por, konsumimi i tepërt i këtij komponenti mund të ndërhyjë në aktivitetet e rregullta të sistemit tonë imunitar dhe ta ngadalësojë atë, dhe si rezultat, trupi ynë humbet aftësinë e tij për të mbrojtur veten nga disa sëmundje të zakonshme mikrobiale (bakteriale, fungale dhe virale).
 
Në të njëjtën kohë ai gjithashtu ngadalsonë aftësië e organizmit për të riparuar dëmet ekzistuese.
 
Shqetësime gastrointestinale
Domatja është plot me acide dhe  konsumi i tepërt i saj shkakton çrregullime të ndryshme gastrointestinale.
Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) është një çrregullim i zakonshëm i zorrëve, e cila ngre nivelin e acidit të tretjes në stomak, i cili fillon të rrjedhë jashtë.
 
Gradualisht, acidet arrijnë në murin e ezofagut tonë dhe shkaktojnë një ndjesi djegieje në të.
Acidet e domates mund ta përkeqësojnë gjendjen dhe mund t’ju japin edhe urth.
 
Sipas këshillave të mjekëve, nëse jeni diagnostikuar me probleme në aparatin tretës, duhet të kufizoni konsumimin e domateve patjetër.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri