Florian Marku humbet ndeshjen e parë në karrierë, Chris Kongo fiton me pikë dhe merr titullin IBO Intercontinental

Florian Marku humbet ndeshjen e parë në karrierë, Chris Kongo fiton me pikë dhe merr titullin IBO Intercontinental

Florian Marku vs Chris Kongo

LONDËR - Florian Marku ka humbur ndeshjen e parë në karrierën e boksit profesionist. Në "O2 Arena" të Londrës ishte Chris Kongo që fitoi me pikë pas dhjetë raundeve, me shqiptarin që u penalizua në raundin e tetë pas një faulli dhe një pike të hequr nga gjyqtari. Tanimë është Kongo që siguron titullin IBO Intercontinental Welter.

Në sallën e madhe të boksit Marku u fut me këngën e Noizyt, me reperin shqiptar prezent në pistë. Të shumtë ishin shqiptarët në mbështetje të 31-vjeçarit, që nuk ia doli pas dhjetë raundeve.

Boksieri shqiptar e nisi më mirë ndeshjen, me dy raundet e para që u duk superior. Më pas Kongo fitoi pikë të rëndësishme dhe në raundin e tetë një faull për një goditje pas koke penalizoi Markun me -1 pikë në atë raund, çka në fund arbitrat vendosën që Kongo të fitonte me pikë 3-0 (përkatësisht 96-94, 96-93, 98-92).

Florian Marku në 15 ndeshje ka siguruar 13 fitore (8 me KO), një barazim dhe një humbje, kjo e 31 marsit në Londër kundër Kongos. Kështu, veç humbjes së parë në karrierë, Marku humbet edhe mundësinë për titullin IBO në peshën deri 67 kg.

Nga ana tjetër Kongo u rikthye te suksesi pas dy humbjeve, teksa në karrierë siglon 15 fitore.

S.DH/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ich: 01/04/2024 11:30

    Pse o njerez te mire mezi prisni te degjoni nje lajm te keq per shqiprin dhe shqiptaret

    Përgjigju
  • Dalipi: 01/04/2024 10:08

    Po te kishte kendu kengen e Adem Jasharit do fitonte.

    Përgjigju
  • Scutari: 01/04/2024 10:04

    Tashti hasi në hundëlesh si duket....

    Përgjigju
  • Tutu: 01/04/2024 07:13

    Duket qe kesaj radhe nuk eshte marre shume ne stervitjen.. por me modelin e brekeve …!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Dje në emisione ishte mbledhur gjithë llumi bashkë, me analistë që e kanë hallin e përfitimit të tyre, jo të qytetarëve

Veliaj: Dje në emisione ishte mbledhur gjithë llumi bashkë, me analistë që e kanë hallin e përfitimit të tyre, jo të qytetarëve