Skandali Onkologjikut, GJKKO lë në fuqi masat për 7 të akuzuarit! Arrest shtëpie për mjekun Gashi, avokati: Ka 50 pacientë në pritje për kurim

TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe zyrtarë të spitalit Onkologjik, të akuzuar se nuk i ofronin shërbim pacientëve dhe i orientonin ata te klinika private e mjekut Edmond Gashi. Ndaj këtij të fundit, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në shtëpi, ndërsa kjo është seanca e parë që zhvillohet në GJKKO në ngarkim të të akuzuarve të Onkologjikut që kur dosja i kaloi SPAK. 

Mjekje Alketa Pere, ish-zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, koordinatori i Onkologjikut, Emiljano Lela dhe ish-specialistja Drilona Kishta janë lënë në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë, masa arrest në shtëpi është në fuqi për farmacistin Florian Marku, ndërsa Halil Gashi administrator i klinikës Megis është lënë në detyrim paraqitje.

Ndaj tyre rëndon akuza  'Kontrabandë ilaçesh', 'korrupsion' 'shpërdorim detyre' pasi janë në hetim për abuzim me medikamentet dhe procedurat për mjekimin e të sëmurëve me kancer. Seanca u shty për në orën 14:00 dpasi avokatët kërkuan kohë që të njihen me aktet hetimore. Mbrojtja kërkoi masë më të butë, por GJKKO vlerësoi që masat e vendosura më herët nga Gjykata e Tiranës të lihen në fuqi.

Ndërkohë avokati i mjekut Gashi tha për mediat se kërkuan masë më të lehtë se ajo arrest në shtëpi, pasi mjeku Gashi ka 50 pacientë në pritje që duhet të marrin kurim.

“Klienti im Edmond  Gashi kërkoi në gjykatë masë më të butë sigurie, për shkak se ka pacientë për të trajtuar. Janë 50 pacientë të cilëve u ka dalë biopsia dhe duhet të marrin kurim nga mjeku i tyre. Masa ‘arrest në shtëpi’ e pengon të shkojë në klinikën private, atje ku ka aparaturat”, tha avokati Xhoi Nela.

Tashmë dosja është në dorë të SPAK pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskopetencën. Prokuroria e Tiranës zbuloi më 26 qershor 2024 abuzimet brenda spitalit Onkologjik, ku pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.

Koordinatori Lela dyshohet se gjente në spital të sëmurët dhe duke i paraqitur një situatë të zymtë se te Onkologjiku do prisnin gjatë, i çonte te klinika e Gashit. Për secilin merrte përqindjen e tij. Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.

Brikena Qirjazi, akuzohet se nuk ka vënë në punë aparaturën me kobalt për trajtimin e tumorit. Ndërsa Florian Marku dyshohet se kishte në farmacinë e tij ilaçe me kod të dëmtuar që mund të jenë nxjerrë nga spitali Onkologjik për tu shitur në vlera nga 500-1500 euro.

Masat në fuqi për të akuzuarit e dosjes 'Onokolgjiku'
-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie”
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” 
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT - “Detyrim paraqitje” 
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut - “Detyrim paraqitje” 
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë - “Detyrim Paraqitje”
-Halil Gashi administrator i klinikës  Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” 
-Florian Marku administrator farmacie  – “Arrest shtëpie”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
'Qenke bërë e bukur sot...' Gazetarët ‘thumbojnë’ mjeken, Alketa Pere hyn në GJKKO me syze të zeza i buzëqesh kamerave 

Në seancën e 27 qershorit, kur Mjekja Aleta Pere e përfshirë në dosjen e skandalit të Onkologjikut hyri të Gjykatës së Tiranës u përplas me gazetarët duke thënë se i kishin shtrembëruar fotot.

Sot teska hynte në GJKKO, zgjodhi të mos përplasej me ta. Kishte vënë syze, ndërsa në vesh kishte telefonin. 

Edhe kur gazetarët e ‘thumbuan' zgjodhi ti kthehej me një buzëqeshje.

Qenke bërë e bukur sot”, dëgjohen teksa thonë gazetarët.

Ndërkohë, avokati i saj, pas këtyre komenteve falënderoi gazetarët.
 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sterre: 24/07/2024 13:56

    Mos pafshin dite te bardha keta perbindsha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja