Domosdoshmëria e Këshillimit Kombëtar si një instrument demokratik

Domosdoshmëria e Këshillimit Kombëtar si një instrument demokratik

Formulari i Këshillimit Kombëtar

Kur mendon për qeverisje, të vinë në mendje fjalët e presidentit amerikan, Abraham Linkoln, “qeverisje e qytetarëve, për qytetarët, nga qytetarët”. Në vitet 1800, në SHBA, kanë pasur vizionin që të pyesin çdo qytetar për qeverisje demokratike por nuk kanë pasur instrumentat teknologjik që kemi ne sot. Në Shqipëri, sot, fal teknologjisë dhe vizionit është e mundur qeverisja e qytatarëve, për qytetarët nga qytetarët.

Në Shqipëri, ka shumë grupe apo individë që ka raste mos tju dëgjohet zëri apo kërkesat që kanë, prandaj Këshillimi Kombëtar është një instrument demokratik që i jep zë çdo qytetari. Një ndër cilësitë e demokracisë është që qytetarët të dëgjojnë njëri tjetrin, pa paragjykim, me vëmendje dhe të vendosin si shumicë atë që mendojnë më të mirë për veten dhe vendin e tyre. Kur qytetarëve u jep nje instrument të tillë demokratik ka vetëm rezultatin final, të vendosim së bashku.

Këshillimi kombëtar nuk duhet të ndodhe veç njehere, por të jetë një komunikimin i vazhdueshëm me qytetarët dhe të zhvillohet e të zgjerohet në të gjitha temat e fushat e jetës. Të behen ato pyetje që janë të edhe të vështira edhe të domosdoshme për të çuar Shqipërinë në një demokraci gjithëpërfshirëse dhe sa më afër një shoqërie evropiane.
Çdo shoqëri ka problematikat e veta, edhe Shqipëria ka problematikat e veta të trashëguara, por çdo qytetar analizon jo si është sot e si ka qenë dje, pasi ndryshimet e ndihen në shtrirje kohore të gjatë. Por ndryshimet ndihen nëse krahason si ka qenë para disa vitesh e si është sot. Dhe Shqipëria ndihet që ndryshon shume pak çdo ditë dhe ndryshon jashtëzakonisht shumë vit pas viti. Këshillimi Kombëtar është instrument që përshpejton ndryshimin duke pyetur qytetarët.

Dikur, në lashtësi, ishte e domosdoshme që për pyetje të tilla duhet të mblidheshin të gjithë qytetarët e të vendosnin pas orësh e orësh diskutimesh, e shumë prej tyre as most u dëgjohej zëri. Më afër, në vite e në kohë, vendoste veç mbreti dhe vasalët e tij, akoma më afër, në botën e industrializuar, ishin interesat e pak njerëzve që diktonin politikat dhe u jepnin iluzionin e vendimmarrjes qytetarëve. Sot, me Këshillimin Kombëtar, vendosin qytetarët për temat që duan të diskutojnë dhe vendosin se çfarë duan prej këtyre temave që diskutojnë. Shqipëria ka hyrë në një fazë demokracie ku i jepet mundësia çdo qytetari të jap mendimin e vet kudo që është, pa lëvizur nga banesa, nga puna nga rehatia që vetë demokracia e shëndoshë të jep.

Për atë që nuk e di, demokracia është të degjojmë njëri tjetrin, dhe kur nuk biem dakord me njëri tjetrin, të mbrojmë me çdo kusht të drejtën e shprehjes të atij qytetari që nuk jemi dakord, që në të ardhmen, kur e gjithë bota të jetë kundër me opinionin e individit ta mbrojnë atë më çdo kusht. Këshillimi kombëtar nuk është thjesht pyetësor për vendimmarrje është mbrojtje e fjalës së lirë të çdo qytetari shqiptar.
Këshillimi Kombëtar është qeverisje demokratike e qytetarëve, nga qytetarët, për qytetarët.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tolja: 31/01/2022 17:47

    Keshillimi kombetar duhet te behet periodikisht edhe me te njejtat pyetje ne periudha te ndryshme. Ca nuk behet sot nuk do te thote qe nuk behet neser.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb