TIRANË – “Nëse sot secili prej nesh do të donte të ndihej i fuqishëm, me besim tek e ardhmja, më i fortë për të përballuar sfidat e ditës, punësimi do të ishte emëruesi i përbashkët dhe një zgjidhja më kuptimplotë. Ishte kjo llogjikë që nxiti qendrën "Don Bosco" në përpilimin e një projekti pilot në mbështetje të punësimit të 100 të rinjve të Rrëshenit, Rubikut dhe zonave përreth i cili mori dhe mbështetjen e fondacionit "Vodafone Albania”. Kështu ka bërë të ditur në një deklaratë për shtyp, fondacioni “Vodafone Albania”.
Zona e përzgjedhur për këtë projekt ishte rrethi i Mirditës që njihet për tregues të lartë papunësie dhe nevoja të shumta. Projekti synon investimin për kualifikimin e të rinjve me qëllim që ata tiu përshtaten kërkesave të tregut të punës. Përmes kurseve të formimit profesional të rinjtë mësojnë zanate të kërkuara si elektricist, hidraulik, mekanik si dhe fitojnë njohuri të teknogjisë së informacionit. dhe zhvillojnë aftësitë e tyre me qëllim që të fuqizojnë vetveten në gjetjen e mundësive për punësim apo dhe për të hapur sipërmarrje të vogla .
Në përfundim të ciklit të trajnimit të grupit të parë prej 45 të rinjsh nga Mirdita, pranë zyrave të Fondacionit Vodafone Albania u organizua një ceremoni e posacme për dorëzimin e certifikatave ku përvec të rinjve përfitues morën pjesë dhe partnerë të tjerë që kanë mbështetur këtë projekt përfshirë Zv Ministren e Arsimit dhe Shkencës, znj.Nora Malaj, Zv. ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, znj. Klajda Gjosha, përfaqësues të fondacionit "Vodafone Albania" dhe drejtues të qendrës "Don Bosco".
“Bashkëpunimi ndërmjet qendrës “Don Bosco”, kompanisë “Vodafone” dhe fondacionit “Vodafone Albania”, përfundon deklarata, “ka një histori mëse 10-vjecare. Projekte të tilla për mbështetjen e punësimit kanë qenë të vazhdueshme dhe deri tani në shkallë vendi janë përfshirë në kurse kualifikimi të biznesit social 776 të rinj për kualifim mbi profesione të ndryshme si: elektrik, hidraulik, informatikë, rrobaqepsi etj., kryesisht prej zonave me probleme të mprehta sociale. Përvec të tjerave, qendra "Don Bosco" dhe fondacioni "Vodafone Albania" kanë bashkëpunuar ngushtësisht në shumë fusha të tjera ku më e rëndësishmja është bashkëpunimi për Lojërat Olimpike Speciale që tashmë janë bërë traditë e përvitshme”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)