TIRANE- Stafi i "Intesa Sanpaolo Bank" Albania vizitoi fëmijët e fshatit SOS të premten më 27 Dhjetor 2013 me rastin e festave te fundvitit, duke mbështetur me donacione, permbushjen e nevojave bazike për këta fëmijë si dhe për t’u uruar festat.
Donacioni i Bankës për Fshatin "SOS" u mbështet edhe nga dhurimet vullnetare në vlera financiare ose të mira materiale nga stafi i saj.
Gjatë kësaj vizite që përfaqësuesit e "Intesa Sanpaolo Bank Albania" bënë në Shtëpitë Familjë të fëmijëve në "SOS", drejtuesit e kësaj organizate vlerësuan edhe kohën që ju dhurua këtyre fëmijëve, përveç donacioneve në të mira materiale.
Nga përfaqësuesit e Bankës u cilësua se: “Është shumë e rëndësishme që ne të japim një kontribut konkret dhe të nevojshëm për fëmijët që nuk kanë pranë prindërit e tyre. Ky është një tregues i përpjekjeve të bankës për të zbatuar dhe qenë konsistent në Përgjegjësinë Sociale të Korporatës, vlerë që çmohet në filozofinë e punes sone te perditshme”
Intesa Sanpaolo Bank Albania udhëhiqet nga besimi se është detyrim i Bankës impakti në shoqëri dhe ambjentin ku operojmë, duke krijuar vlera për gjithë aktorët e përfshirë në përditshmërinë e aktivitetit bankar.

( Ne foto: Përfaqësuesit e "Intesa Sanpaolo Bank Albania" bënë në Shtëpitë Familjë të fëmijëve në "SOS")
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com