Donacionet, Arvizu: Më shumë
dialog;Berisha:Më shumë taksa

Donacionet, Arvizu: Më shumë<br />dialog;Berisha:Më shumë taksa
TIRANË – SHBA, një prej donatorëve kryesore të pushtetit vendor në Shqipëri ka shprehur rezerva lidhur me bashkëpunimin e qeverisë më bashkitë e komuna. Në ceremoninë e prezantimit të projektit të USAID për qeverisjen vendore, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka pohuar se ka patur përparime në “qeverisjen” në rrethe. Por, kjo sipas tij nuk mjafton.

“Me këtë iniciativë inkurajohen qeveritë vendore, dhe SHBA i mbështesin ato.Qytetarët duhet të përfshihen në këtë projekt për të përmirësuar jetesën e tyre.Qytetarët t’ju kërkojnë llogari të zgjedhurve të tyre për të ecur përpara” tha Arvizu.


Të pranishëm në ceremoni ishte kryeministri Berisha si dhe kryetarët e 15 bashkive e komunave më të rëndësishme në vend

Berisha e cilësoi projektin e ri të USAID-it si themelor për vendin, i cili do të jetë i rëndësishëm për një qeverisje më efiçente.
“Falenderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e tyre që i japin vendit tonë për rrugën drejt Bashkimit Europian. Në vitin 2005 kishim standarde të papranueshme, qeveria e atëhershme i bllokonte investimet. Ne kemi dhënë miliarda euro për infrastrukturën jo vetëm në Tiranë por edhe në qeverisjen vendore. Në vitet që vijnë duhet të kemi një raport më të mirë me qeveritë vendore” tha Berisha.

Kryeministri Berisha gjithashtu u ndal edhe tek taksat, ku deklaroi se ka pasur një mos administrim të taksave të vogla.
“Në socializëm nuk paguheshin taksa, ne do t’i ndajmë taksat me qytetarët. Nuk do të ketë shpërndarje fondesh për partitë e vogla, por kjo e fundit u kundërshtua nga deputeti socialist, Bashkim Fino i cili deklaroi se deklaratat e Berishës janë të pavërteta, pasi shpërndarja e fondeve ka ndodhur edhe në kohën kur ai ka qënë President.


Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha deklaroi se kemi një bashkëpunim me qeverisjen vendore dhe ne do paraqesim në parlament ndarjen e fondeve mes qeverisë qëndrore dhe asaj vendore.
“Bashkia e Tiranës ka reduktuar 60 taksa për qytetarët, ne jemi përballur me sfida të vështira, kemi punuar dhe na mbetet një punë e madhe për tu bërë” tha Basha.


PROJEKTI
USAID inaguroi projektin e ri 5-vjeçar për planifikimin dhe Qeverisjen vendore në Shqipëri (PLGP) me vlerë 9.3 milionë dollarë. Ky projekt do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe njësitë e qeverisjes vendore për të përhapur edhe institucionalizuar metodat praktike dhe efektive për administrimin vendor si dhe për të mbështetur dencentralizimin e mëtejshëm të qeverisjes vendore në Shqipëri.

Në këtë ceremoni, kryetarët e 15 njësive vendore nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me Projektin e USAID-it në të cilin përshkruhet programi i asistencës që do të realizohet gjatë pesë viteve të këtij projekti.Përzgjedhja e këtyre 15 bashkive dhe komunave u realizua përmes një procesi gjithëpërfshirës.Ajo u bazua në kapacitetet financiare, nivelin e interesimit dhe angazhimin e ture për përmirësimin e shërbimeve publike.


(kz/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU