Ambasadori Lu gjatë takimit me ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, shprehu angazhimin e plotë dhe përkrahjen e qeverisë amerikane në luftën kundër korrupsionit deri në nivelet e larta dhe theksoi se qeveria shqiptare mund të jetë një shembull në të ardhmen për të gjithë rajonin.

Ministri Çuçi falënderoi Ambasadorin Lu për kontributin që qeveria e SHBA-së ka dhënë përmes USAID-it për realizimin e reformës administrativo-territoriale dhe rolin që ka luajtur si partner kyç në reformën e decentralizimit.
 
Ambasadori Lu vlerësoi se Ministri për Çështjet Vendore ka arritur rezultate të rëndësishme në këtë fushë dhe konfirmoi asistencën teknike për forcimin e konsolidimin e strukturave të qeverisjes vendore dhe përgatitjen e tyre para zgjedhjeve të 21 qershorit.
 
Ministri Bledi Çuçi, njëherësh Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit e njohu Ambasadorin Lu me hapat e ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit dhe qasjen e re për të denoncuar rastet e korrupsionit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)