Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, ishte i pranishëm sot në aktivitetin e organizuar në presidencë në kuadër të “Javës së fëmijëve”.

Lu u shpreh krenarë për punën dhe ndihmën që Amerika ka dhënë në vendin tonë, ndërsa u shpreh se kjo ndihmë do të vijojë edhe për miratimin e reformave të rëndësishme në vend. Në fund të fjalimit të tij, Lu i uroi edhe 100-vjetorin komshiut të tij, Strehës vorfënore.

Ju mund të shikoni fytyrat e këtyre fëmijëve që janë të mahnitshme, disa sjellë nga Biblioteka e Kongresit Amerikan. Jam krenar që kjo punë është bërë nga misionaret amerikane dhe Kryqi i kuq Amerikan.

100 vite më parë Amerika erdhi këtu për të ngritur strehën e fëmijëve. Edhe sot SHBA mbështet shpresat e Shqipërisë përmes fuqizimit të Forcave të Armatosura, luftës kundër krimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike, përfshirë edhe ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi.

Streha vorfënore është komshi me ambasadën dhe ne i urojmë komshiut tonë të dashur
” deklaroi ambasadori Lu.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com