Vettingu/ Donald Lu: Shumë shpejt Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër

Vettingu/ Donald Lu: Shumë shpejt Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu

Në një deklaratë për medien ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu ka folur lidhur me sistemin e vettingut, duke u shprehur se tashmë ky proces po funksionon në Shqipëri.

Ambasadori Lu tha se shumë prej prokurorëve dhe gjykatësve janë shkarkuar nga ky sistem pasi, nuk justifikonin pasurinë e tyre të madhe. Po ashtu ambasadori deklaroi se shumë shpejt Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vettingun.

Vettingu po funksionon. Shumë gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe apo të tregonin se kishin integritetin e duhur për ti shërbyer drejtësisë në Shqipëri. Disa njerëz e kanë kritikuar procesin sepse ka penguar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Unë nuk mendoj kështu.

Ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me rradhë. Vetingu po e ndreq këtë. Së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vettingun. Ai sistem është e ardhmja e Shqipërisë.

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 23/06/2018 20:03

    amin o zot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja