Donald Trump: Nëse fitoj do t’i ofroj Elon Musk-ut një post në qeveri (VIDEO)

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një interviste për Reuters ka deklaruar se nëse do të fitojë, do t’i ofrojë një post në qeveri ose një rol këshillues në administratën e tij manjatit Elon Musk.

Trump shtoi se ky propozim do të kishte vlerë vetëm nëse Musk do ta dëshironte një gjë të tillë.

Nga ana tjetër përgjigja e Musk nuk vonoi shumë. Me anë të një postimi në platformën X Musk tha se ishte i gatshëm për këtë post.

Elon Musk e ka shfaqur hapur mbështetjen e tij për Donald Trump, madje ai financoi edhe fushatën e Trump.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

U vra mbrëmë në Velipojë, Report Tv siguron foton e Arsid Hoxhës

U vra mbrëmë në Velipojë, Report Tv siguron foton e Arsid Hoxhës