Donald Trump: Nuk do ketë më shtetësi amerikane për fëmijët e huaj që lindin në SHBA

Fëmijëve të lindur në SHBA nga prindër që nuk janë shtetas amerikanë, apo që janë emigrantë paligjshëm do t’u mohohet shtetësia amerikane. Këtë e ka bërë të ditur Presidenti amerikan, Donald Trump në një intervistë për emisionin Axios në kanalin HBO. Ai tha se ka në plan të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund politikës aktuale, që parashikon të drejtën e shtetësisë në lindje. “Është në proces e sipër. Do të bëhet”, tha ai. “Ne jemi i vetmi vend në botë ku një person mund të vijë, të lindë një fëmijë dhe fëmija bëhet automatikisht qytetar amerikan me gjithë përfitimet e këtij statusi. Është qesharake.

Duhet të marrë fund”, shtoi kreu i shtëpisë së bardhë. Ndalimi i kësaj politike ka shumë gjasa që të përballet me sfida ligjore në gjykatë. Presidenti Trump tha se e kishte diskutuar këtë ide me këshilltarin e tij ligjor, i cili siç tha ai e informoi se nuk ka nevojë për një amendament kushtetues për t’i dhënë fund të drejtës për shtetësi në lindje. Plani i Presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj politike, i përshkallëzon edhe më tej përpjekjet e administratës së tij për ta bërë imigracionin një çështje madhore të fushatës para zgjedhjeve të 6 nëntorit për Kongresin.

Një sfidë ligjore do të thoshte se gjykatat duhet të marrin një vendim për një debat lidhur me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës, ku thuhet: “Të gjithë personat që lindin ose që marrin shtetësinë në Shtetet e Bashkuara, si subjekt të këtij lloj juridiksioni, janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku banojnë”. Megjithatë disa konservatorë këmbëngulin se amendamenti kishte si synim vetëm t’u siguronte shtetësinë foshnjave të lindura në Shtetet e Bashkuara nga prindër që janë ligjërisht banorë të përhershëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës