Donald Trump paraqitet në burgun e Xhorxhias, hera e parë që një ish-president i SHBA-së fotografohet si i dyshuar

Dekada histori, si biznesmen dhe sipërmarrës super i suksesshëm, multimiliarder, personazh i televizionit dhe 4 vite kreu i shtetit më të fuqishëm në botë, por ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump mund të lidhet vitet në vijim pashmangërisht me këtë foto.

I burgosuri me numrin P01135809 është pikërisht Donald Trump, jo i buzëqeshur por duke parë drejt kamerës i inatosur, teksa qëndron në ambientet burgut të Qarkut Fulton në Xhorxhia, si person zyrtarisht nën akuzë për 13 vepra penale. Në tre arrestimet e para atij iu kursye një foto e tillë për shkak të asaj që përfaqëson por në Xhorxhia nuk e falën. Mbrëmjen e të enjtes, Trumpit iu komunikua arresti për akuzat që kanë të bëjnë me përpjekjet e ish-Presidentit për të përmbysur rezultatin zgjedhor të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhia në SHBA.

Por Trump qëndroi aty vetëm 20 minuta pasi u lirua me kusht duke vendosur një garanci pasurore prej 200 mijë Dollarësh.

Duke folur me gazetarët më pas ndërsa përgatitej të hipte në avionin e tij në shtëpi, republikani tha se ishte një "ditë shumë e trishtuar për Amerikën".

"Ajo që po ndodh këtu është një farsë e sistemit të drejtësisë. Nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe të gjithë e dinë këtë. Të gjithë kanë të drejtë të sfidojnë një palë zgjedhje që i konsiderojnë si të pandershme."- shkroi ish-presidenti.

Ndërkohë që më vonë për herë të parë që nga 8 janari 2021 (dy ditë pas sulmit ndaj Kongresit), Trump postoi në rrjetin social të Musk, që tani quhet X, për ta shpërndarë foton dhe do ta përdorë për të mbledhur fonde për fushatën e tij elektorale. Megjithatë këshilltarët saktësuan se përvoja në burg ishte “e tmerrshme”.

Ky është arrestimi dhe vënIa zyrtare nën akuzë e katërt në 5 muaj i Donald Trump. 77-vjeçari është ish-Presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale. Por Trump duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ai po garon brenda republikanëve për të dalë sërish kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane për të sfiduar Joe Biden. Madje edhe këtë proces akuzash dhe dalje para drejtësisë ai po e shfrytëzon për më shumë publicitet.

Për çështjen e zgjedhjeve në shtetin e Xhorxhia, bashkë me Trump janë akuzuar edhe 18 persona të tjerë, bashkëpunëtorë të ish-Presidentit, të cilët u arrestuan, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudy Giuliani. Të gjithë u liruan me kusht, përveç një bashkëpunëtori të Trump i cili iu dorëzua autoriteteve pa bërë marrëveshje për lirim me kusht.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 25/08/2023 13:16

    Porsi nje hajdut pulash????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE