Presidenti i SHBA, Donald Trump përmes një letre dërguar Presidentit të Maqedonisë Ivanov me rastin e 8 Shtatorit, ‘Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë’ shpreh përkushtimin dhe angazhimin e administratës amerikane në mbështetje të Shkupit. Ai thotë se marrëveshja historike e Prespës zgjidh cështjen e emrit me Greqinë dhe hap rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
I nderuar Z. President,
Në emër të popullit amerikan, Ju uroj Juve dhe qytetarëve të Maqedonisë me rastin e Ditës së Pavarësisë 8 Shtatori.
Maqedonia ka shumë për të qenë krenare për këtë vit. Marrëveshja historike e Prespës zgjidh kontestin e gjatë të emrit me Greqinë dhe hap rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të rrisin sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin Maqedoninë, veçanërisht në lidhje me bisedimet e ardhshme për anëtarësimin tuaj në NATO.
I uroj qytetarëve të Maqedonisë më të mirën në këtë ditë të veçantë.
Sinqerisht,
Donald J. Trump
Maqedonia vijon përgatitjet për referendumin që do të mbahet në datë 30 shtator për cështjen e emrit. Nëse referendumi vendos për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë ky shtet do të bëhet anëtari i 30 i NATO-s dhe do të nisë bisedimet në qershorin e 2019-s për anëtarësim në Bashkimin Europian.