Udhëheqësit e 28 vendeve të Bashkimit Europian kanë zgjedhur ditën e sotme presidentin e ri të BE-së dhe Shefen e Politikës së Jashtme.
Pasues i Herman Van Rompuy në krye të Presidencës së BE është zgjedhur kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i cili do të marrë detyrën e re më 1 dhjetor.
Ndërsa si pasuese e Catherine Ashton si Shefe e Politikës së Jashtme të BE është zgjedhur ministrja e jashtme italiane, Federica Mogherini që duke nisur nga 1 nëntori do të përfaqësojë BE-në.

(Në Foto:Donald Tusk gjatë konferencës për mediat pas zgjedhjes në krye të BE-së)
Gjatë fjalës së saj, Federica Mogherini, ndërsa ka përmendur situatën e vështirë në Irak,Siri,Libi dhe Ukrainë ka shtuar se do të mbështetet në një strukturë të ngritur tashmë. “Do të punoj për interesin e shteteve anëtarëve, pres marrëdhënie frytdhënëse me PE”-tha Mogherini.
Duke u ndalur te situata në Ukrainë ajo u shpreh se janë zhvilluar takime me ministrave të Jashtëm të BE-së për këtë çështje ku janë diskutuar edhe sanksione për Rusinë. Por vendimi përfundimtar për këto sanksione do të merret nga liderët e BE-së.
Ndërsa Donald Tusk u shpreh se konflikti në Ukrainë ka nevojë për një kompromis urgjent.

(Në Foto:Federica Mogherini gjatë konferencës për mediat pas zgjedhjes si Shefe e Diplomacisë në BE)
Zgjedhja e tyre është bërë në takimin e krerëve të 28 shteteve anëtare në Bruksel.
57 vjeçari Donald Tusk, politikan i qendrës së djathtë, ka qenë kryeministër i Polonisë dy mandate.
Ndërsa Mogherini, aktualisht mban postin e ministres së Jashtme të Italisë,duke u bërë pjesë e kabinetit të qeverisë Renzi në muajin shkurt të Këtij viti. Ajo ka qenë anëtare e parlamentit italian prej vitit 2008.
Gjatë konferencë së përbashkët, Van Rompuy u shpreh se Federica Mogherini është fytyra e re e Politikës së Jashtme së Bashkimit Europian. Ndërsa për Donald Tusk ai shtoi se është një nga kryeministrat më jetëgjatë dhe e meriton këtë detyrë.
Ndërkohë që kreu i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker e ka cilësuar si të drejtë zgjedhjen e Mogherinit si pasuesen e Ashton duke e vlerësuar atë si kompetente dhe me bindje pro-europiane.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com