Doni të jeni të lumtura?! 5 pyetje
që çdo femër duhet t'i bëjë vetes

Doni të jeni të lumtura?! 5 pyetje<br />që çdo femër duhet t'i bëjë vetes
Nëse dikush do  t’ju pyeste nëse doni të jeni të lumtura, me siguri do të mendonit se ai person është i çmendur. Kush nuk do të jetë i lumtur?! Por si do të përgjigjeshit nëse ai dikush do ta formulonte pyetjen pak më ndryshe?

Jeni të gatshme të bëni gjithçka që duhet për të qenë të lumtura?

Zakonisht kjo pyetje i hap vendin reflektimeve dhe ju bën të mendoni se sa shumë e dëshironi lumturinë. Por ajo mund të kërkojë disa ndryshime shumë të mëdha.

Me gjithë të tatëpjetat që na servir jeta, ideali i lumturisë duket i paprekshëm. Duhet të bëni zgjedhje të vështira, nuk është një proces i lehtë. Shumë prej nesh ndajnë të njëjtat dëshira, duam të vlerësohemi, të përmbushemi emocionalisht, duam të kemi një partner me të cilin mund të ndajmë eksperiencat tona, duam të ndjejmë pasionin dhe paqen.

Nëse jeni të tensionuara se nuk po jetoni jetën që keni imagjinuar, kjo mund të jetë prej justifikimeve që nxirrni. E shtyni lumturinë tuaj për hir të fëmijëve tuaj dhe silleni ndryshe nga ç’jeni për hir të presionit të shoqërisë.

PO! Është e mundur që të jeni të lumtur SOT, por duhet t’i hidhni një sy kritik vetes dhe t’i përgjigjeni këtyre pesë pyetjeve.
 
1. Je e gatshme të pranosh frikërat e tua?
Mund t’i njohësh dhe pranosh gjërat që i ke frikë, jo vetëm vetes, por edhe një miku të besuar, kolegu ose pjesëtari të familjes? Vetëm kur tregohemi të ndershëm me veten mund të sjellim ndryshime reale.
 
2. Je gati të bësh ndryshime rrënjësore?
Ndryshimi është i frikshëm. Mund të jetë ndryshim në statusin social, statusin martesor ose në karrierë, duhet t’i ndryshoni gjërat nëse nuk jeni të lumtur ose të plotësuar. Mund t’ju duhet të largoni disa njerëz nga jeta juaj, të zhvendoseni në një shtëpi më të vogël ose të ndërprisni marrëdhëniet me një pjesëtar familjeje që vuan nga varësi. Kuptoni që nuk do të keni kurrë rezultate nëse vazhdoni të bëni gjërat njësoj.
 
3. Kjo është shumë e rëndësishme. A jeni gati ta bëni veten prioritet?
Të mendosh për veten nuk ju bën egoiste, quhet kujdes ndaj vetes. Femrat japin veten në gjithçka, zakonisht duke sakrifikuar ëndrrat tona për të krijuar një familje ose për të mbështetur partnerin. Të bërit e vetes prioritet, është më shumë sesa një drekë me mikeshat ose frekuentimi i palestrës. Ka të bëjë me përkushtimin ndaj ëndrrave tuaja dhe të jetuarit e jetës sipas kushteve tuaja, edhe nëse kjo do të thotë të ndryshoni jetën që bëni aktualisht.
 
4. Jeni të gatshme të investoni për veten tuaj?
Fizikisht, emocionalisht dhe financiarisht. Shpeshherë harrojmë të kujdesemi për shëndetin tonë, pasi jemi shumë të zëna duke u kujdesur për fëmijët. Ne i vendosim oraret e punës në bazë të detyrës si nëna. Përfundojmë të sëmura nga stresi, sepse vazhdojmë t’i çojmë fëmijët tanë në kampe verore dhe kurse edhe pse nuk mund t’i përballojmë, pasi nuk duam të themi JO. I lejojmë partnerët tanë të na injorojnë ose të na trajtojnë keq, sepse harrojmë që meritojmë më shumë. Mirëqenia juaj është thelbësore, duhet të bëni një inventar të të gjitha gjërave që keni nevojë, dhe ti merrni!
 
5. Do të kërkoni ndihmë?

Ne nuk duam t’i shqetësojmë të tjerët me problemet tona. Na vjen turp të pranojmë që po luftojmë për diçka. Izolimi sjell depresionin. Po, mund të kesh jetën që do dhe mbi të gjitha, e meriton. Në momentin që do të hapeni rreth problemeve tuaja, do të shihni që shumë femra ndihen njësoj si ju.
FEMRA
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit