Doni të jetoni më gjatë? Ka disa sekrete...

Jetëgjatësia është ëndrra e të gjithëve.

Një ndër misionet e njerëzimit ndër shekuj ka qenë të zbulojë sekretet e të jetuarit më gjatë, dhe një ndër arritjet më të mëdha është niveli i jetëgjatësisë i cili ka ndryshuar duke ardhur në rritje.

Studime të pafundme na vijnë si rezultat i kërkimeve në shtete e periudha te ndryshme. E shpesh njerëzit qe kane patur fatin te thyejnë rekorde jetëgjatësie janë pyetur për te zbuluar sekretin e tyre.

Teoritë janë te shumta e te ndryshme, por duket se ka disa pika te përbashkëta mes te gjithave: shëndeti i mirë fizik, gjumë i mjaftueshëm dhe optimizmi.

Të ftuarit në Esencë ndanë këndvështrimet e tyre në lidhje teoritë më të shpeshta që duket se lidhen ngushtë më vitet e jetës sonë.

Eglent Bici, i njohur për motivimet dhe trajnimet e tij të suksesshme na rrëfeu se ai beson tek ajo çka ne jemi dhe mendojmë për veten: “Nëse mendon se do jetosh pak, ajo priret të ndodhe- u shpreh ai. Bici theksojë faktin se gjenetika sipas studimeve zë 5% të ndikimit në jetëgjatësinë e individit, pjesa tjetër është mënyra e jetesës dhe ajo që ne mendojmë”

Nje shprehje thotë se “E qeshura të zgjat jetën” aktori I humorit Gazmend Paja rrëfeu raportin e tij mes shëndetin, kujdesin që mundohet të tregojë në mënyrën e të ushqyerit dhe të të përballuarit gjithë ngarkesën që dita e tij ka. Në lidhje me raportin që publiku shqiptar ka me të qeshurën Gazi shprehet se nuk jemi popull që bëhemi shpejt për të qeshur, duke zbuluar gjithashtu një detaj interesant për aktorët e humorit; “Përgjithësisht aktorët e humorit janë shumë serioz në jetë, ndryshe nga ajo që perceptohet në publik”- u shpreh aktori.

Sigurisht që një pjesë e rëndësishme e informacioneve që na vijnë në lidhje me jetëgjatësinë kane lidhje të drejtpërdrejtë me atë çka ne hamë. Nutricionistja Matina Çobo tregojë se ka disa ushqime të cilat lidhen me cilësinë e jetës dhe shëndetin e njerëzve duke vënë theksin tek antioksidantët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë