Doni të punësoheni si infermierë?
Ja kriteret e Ministrisë
Platforma “Infermierë për Shqipërinë” e vetmja mundësi punësimi në strukturat shëndetësore publike
Platforma “Infermierë për Shqipërinë” e vetmja mundësi punësimi në strukturat shëndetësore publike
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli listat e kandidatëve që kanë aplikuar nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë si më poshtë:
http://infermierepershqiperine.al/njoftim/
Kanditatët që nuk janë kualifikuar, kanë kohë deri në datën 6 mars, për paraqitjen e ankimimit të tyre në portal ose pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Pas verifikimit të ankesave më datë 15.3.2018 MSHMS do të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për testimin sipas profileve të kërkuara, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.
Shpallja e datave të testimit bëhet publike në Platformë dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit.
Testimi do të ketë dy pjesë:
- Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);
- Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë).
Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin aplikant shpallen në Platformë në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për cdo QARK.
Në bazë të renditjes së shpallur kush merr më shumë pikë do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo Spitalor.
Platforma infermierepershqiperine.al është e vetmja mundësi për të aplikuar për punësim në spitalet dhe qendrat shëndetësore publike. Aktualisht janë në dispozicion 420 vende të lira pune për infermierë, fizioterapeutistë dhe teknikë imazherie.
e.gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12893
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
VIDEO/ Genoa i falet Frendrup, mposht 1-0 Parmën
12 Janar, 15:42
-
GOLAT/ Genoa mposht Parmën dhe e lë në fund, Asllani asist te Interi! Në fushë Roma e Napoli
12 Janar, 15:40
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun: Nga Durrësi organizatonte pritjen dhe magazinimin e drogës në Itali! Në 6 muaj trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro
12 Janar, 15:28
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi kalon në avantazh
12 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
VIDEO/ Mes erës së fortë dhe dëborës, elektriçisti në Lezhë sfidon kushtet atmosferike për të rikthyer energjinë
12 Janar, 15:09
-
Pogradeci zbardhet nga dëbora! Në zonat e thella lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë (VIDEO)
12 Janar, 15:03
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier
12 Janar, 14:49