Doni të shikoni shiun e meteorëve? Parku Kombëtar i Shebenikut në Librazhd vendi ideal (VIDEO)

Doni të shikoni shiun e meteorëve? Parku Kombëtar i Shebenikut në Librazhd. Në këtë park mund të shihet me sy të lirë shiu i meteorëve, duke ofruar një përvojë të kompletuar të turizmit natyror.

Çdo vit organizohet aktiviteti nga “Shebenik Egnatia Explorers” ku të gjithë të apasionuarit kalojnë natën me çadra dhe shijojnë magjinë. 

'Shiu i meteorëve'
Një herë e një kohë mendohej se yjet në rënie ishin lotët e Shën Lorencit, i martirizuar në vuajtje. Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për yje të vërteta, por për mbetjet e perseidi, që e kanë origjinën nga kometa suift-tuttle, e zbuluar në 1862 nga astronomi italian Giovani Vrginio Schiaparelli.

10 gushti është dita e përcaktuar në kalendarin fetar, por sidoqoftë, për të parë më mirë shiun e meteorëve, duhet pritur 12 gushti, kur perseidet janë më të dukshme në qiell.

Kulmi shënohet natën mes 12 dhe 13 gushtit, rreth orës 22 të mbrëmjes, aq sa mund të shihen deri në 50 meteorë në orë. Por duhet patur kujdespër të admiruar yjet që bien më mirë, duhet zgjedhur një vend i errët, larg nga qytetet, e nëse është e mundur në lartësi.

Astronomët sugjerojnë se duhet parë në drejtimin veri lindje, në natë të plotë, kur hëna ka perënduar.

Jo vetën shiu i meteorëve
Parku Kombëtar i Shebenikut ka mjaft monumente natyrore të shpallura apo jo, që mund të vizitohen nga turistët dhe studiuesit. Me interes është Kisha e Kosharishtit e ndërtuar në një shpellë me figura e mbishkrime që nga shek. II para Krishtit, që duhet të jetë gjithashtu pjesë e guidës për këdo që dëshiron të vizitojë Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Kjo shpellë-kishë është e vendosur në një shkëmb në lartësi rreth 70 metra nga niveli i lumit të Qarrishtës, ku janë pikturuar Shenjtorja Mari dhe dishepujt gjatë një ceremonie.

Po ashtu në Shebenik janë liqenet karstike, liqeni i Fushë-Studnës, Vlaska, Fusha e Dorëzit, Bredhi i Fushë-Kuqes, Rrapi i Taksimit, Shkalla e Skënderbeut, Gurra e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen