'Donim të kualifikoheshim', Ramadani: Trajneri na tha që është krenar me ne

'Donim të kualifikoheshim', Ramadani: Trajneri na tha që është krenar me ne

Ylber Ramadani

1719324535_ylberramadani.JPG

Për mediat nga Aeroporti i Rinasit foli edhe mesfushori i kombëtares Ylber Ramadani. Lojtari nuk e fshehu zhgënjimin e eleminimit nga Kampionati Europian, pas morëm vetëm 1 pikë në grupin B. Ramadani shtoi se meritonim fitoren me Kroacinë, ndërsa ndeshjen e djeshme mund të merrnim një pikë.

'Ishte ndjesi e mirë. Provuam të japim maksimumin. Përkrahja e shqiptarëve ka qenë fantastike. Eksperienca do vazhdojë tutje dhe do përgatitemi për të ardhmen. Kemi dashur më shumë të kualifikohemi. Tani duhet të fitonim me Kroacinë edhe dje meritonim një pikë. Trajneri na tha që ishte krenar me ne sepse luajtëm me kundërshtar të nivelit të lartë. Me Italinë shënuam golin por u tërhoqëm, por kishim shanse për një rezultat tjetër.'


Lajmi kryesor:

Kombëtarja mbërrin në Rinas/ Sylvinho konfirmon qëndrimin: Jam pjesë e kësaj pune! Tifozët ishin të pabesueshëm, ishim më shumë se gjermanët


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lufta Ukrainë-Rusi, paketë e re 150 milionë dollarëshe për Kievin nga SHBA! Lirohen 10 civilë ukrainas nga Moska

Lufta Ukrainë-Rusi, paketë e re 150 milionë dollarëshe për Kievin nga SHBA! Lirohen 10 civilë ukrainas nga Moska