Pasi siguroi Botërorin me kualifikimin kundër Italisë, portieri i Bosnje Hercegovinës, Nikola Vasilj, u kthye me klubin e tij në Gjermani. Ai barazoi 1-1 me St.Paulin ndaj Union Berlin dhe pas ndeshjes u pyet mes të tjerash edhe për përpalsjen me Donnarumman gjatë penalltive të finales së play-off-it, që çuan Bosnjen për herë të dytë në histori në një Kupë Bote.
“Donnarumma u përpoq të më griste letrën, ku kisha shënimet për ata që do të gjuanin penalltitë tek Italia. Fatmirësisht, stafi teknik kishte një kopie, ishim përgatitur për çdo gjë. Nuk e dija që në stol kishim një kopie, por është e qartë se nuk i kishikm lënë asgjë rastësisë”, ka shpjeguar Vasilj.
Më tej, për portierin e Italisë ai shtoi: “Sinqerisht, nuk po e besoja atë që po më ndodhte. Ishte hera e parë që më ndodhte diçka e kësaj natyre. Me Donnarumman po diskutonim, pastaj shkova tek arbitri për ta bindur se kundërshtari im meritonte të ndëshkohej. Sjellja e tij ishte vërtet antisportive. Nuk dua të them më shumë, ne fituam dhe dikush thotë se është karma. Po, në gjithë këtë histori ka diçka të ngjashme, tha ai.
Thuhet se në Bosnje është shndërruar në hero kombëtar 14-vjeçari Afan Cizmic, një nga djemtë që mblidhte topat atë ditë në Zenica. Djaloshi i “vodhi” Donnarummas letrën e udhëzimeve për ata që do të gjuanin penallti te Bosnja, që portieri italian e mbante diku afër portës, bashkë me peshqirin. Ai u fotografua me letrën në dorë pas ndeshjes.
Pas atij gjesti, popullariteti i djaloshit boshnjak është rritur shumë në vendin e tij. Madje thuhet se në Bosnje po rritet edhe dëshira e atyre që duan ta shpërblejnë me një udhëtim falas në Botëror për të ndjekur nga afër kombëtaren. Pas betejave për peshqirët-voodoo të Kupës së Afrikës, në Europë ka nisur gjuetia për letrat me emrat e gjuajtësve të penalltive.
ZENICA, Bosnje Hercegovinë - Afan Cizmic është identifikuar zyrtarisht si 'agjenti' i ri që rrëmbeu shënimet e detajuara të penalltive të Donnarummas gjatë finales së tensionuar të play-off-it kundër Bosnje Hercegovinës. 14-vjeçari (ishte mes fëmijëve që mblidhte topa pas portës), i cili është një yll në ngritje me 18 gola në 12 ndeshje për ekipin e tij të të rinjve, vuri re se portieri i Italisë e kishte fshehur fletën e tij me shënimet për gjuajtësit e Bosnjës pranë peshqirit të tij larg vijës së portës.
Në një moment gjatë gjuajtjes së 11 metërshave, Afan 'vodhi' shënimet ndërsa Donnarumma ishte i shpërqendruar, duke zbuluar më vonë se shënimet përmbanin të dhëna specifike mbi këndet e gjuajtjes dhe lëvizjen e lojtarëve boshnjakë.
Televizioni N1 në Bosnje, gjatë një interviste me të, i premtoi 14-vjeçarit se do t'i siguronin një vend në ndeshjet që bosnjakët do luajnë në Kupën e Botës 2026, si i ftuari i nderit.
Historia e Cizmic
Pas ndeshjes, i riu foli edhe për televizionin boshnjak 'Face TV' dhe dha një rrëfim të drejtpërdrejtë për atë që ndodhi. "E pashë copën e letrës pranë peshqirit dhe menjëherë e kuptova se çfarë ishte. E mora dhe e fsheha", shpjegoi Cizmic. "Brenda ishin të gjitha informacionet në lidhje me lojtarët tanë. Pa atë copë letre, Donnarumma duhej të mbështetej në intuitën e tij." Ai vazhdoi: "Reagimi i Donnarumma-s? Ai ishte shumë i zhgënjyer dhe i zemëruar. E mori peshqirin dhe pa se copa e letrës mungonte; e kërkoi, por nuk e gjeti."
Ajo copë letre do të nxirret në ankand, me të ardhurat që do të shkojnë për bamirësi.
Komente




