Donte të pasme të bukura, i
presin krahët dhe këmbët

Donte të pasme të bukura, i<br />presin krahët dhe këmbët
LOS ANGELOS - Sot për Apryl Michelle Brown nuk ka më rëndësi të analizojë gabimet e veta që nisën me fiksimin për rindërtimin e të pasmeve, por që i rezultoi një rrugë e përgjakshme që çoi atë në prag të vdekjes. Pasi iu drejtua mjekësisë estetike për një ndërhyrje në ët pasme, për fat të keq ajo sot gjendet pa këmbë dhe krahë. Donte të kishte një trup me forma perfekte, por në fakt sot ajo është katandisur në një manekin.

Ajo është një 46-vjeçare amerikane me ngjyrë, nënë e dy fëmijëve, nga Los Angeles, dhe bëri gabim që iu drejtua tregut të zi, me qëllimin për të shpenzouar më pak. Ka përfunduar në duart e një sharlatani, i cili duke u hequr si specialist, i ka injektuar silikon në pjesët që ajo ka kërkuar të rimodelohen. Rezultati, katër vjet ka qëndruar e shtruar në spital dhe, së fundmi një komplikim i fundit, një infeksion i tmerrshëm, i cili e ka bërë të pamundur qarkullimin e gjakut në duar dhe në këmbë, duke e bërë të domosdoshme prerjen e këtyre pjesëve të trupit. Michelle sot është gjallë nga një mrekulli.
 
HISTORIA

Historia e saj ka qenë në qendër të shumë gazetave të njohura. “Po e paguaj për shkak të kotësisë sime”, fajëson veten ajo. Dhe shton “Nuk mund të kapem me askënd, përveçse me veten time. Dëshiroj që përvoja ime të bëhet e njohur për të parandaluar viktima të tjera. Gratë duhet ta dinë se çfarë rreziqesh u kanosen kur kërkojnë me çdo kusht bukurinë. Unë nuk e dija se çfarë më priste më pas, pas atij takimi.

Mendova se do të më bënte injeksione të padëmshme për të korrigjuar format jo të përsosura të të pasmeve të mia”. Personi i cili e ka shkatërruar përgjithmonë jetën e saj e kishte siguruar se do të përdorte silikon të padëmshëm. Por rezultoi që silikoni që iu injektua 46 vjeçares, ishte ishte plastike për aplikime industriale dhe jo mjekësore. Pak si protezat e gjoksit të kompanisë PIP, prodhim francez, që i kishin aplikuar qindra e mijëra gra në mbarë botën. Pastaj u zbulua se ato përmbanin materiale jo të garantuara.
 
DHIMBJE TORTURUESE

Sigurisht, që rasti i Michelle Brown është një rast ekstrem. "Menjëherë pas injektimit të parë ndjeva se diçka ishte e gabuar, por unë nuk kisha guximin që ti drejtohesha një mjeku. Kisha djegia të forta dhe sa vinte e rritej. Kam pasur një reaksion alergjik që më ka tronditur të gjithë jetën time. Kisha dhimbje torturuese. Doja që gjithçka të merrte fund dhe të mos vuaja më. Kirurgët më propozuan amputim (prerje) të këmbës dhe krahut.

Nuk kishte zgjidhje tjetër", - shpjegon ajo. Situatë kjo  shumë vite dritë larg nga Italia. Në Itali precedentët e grave që kanë vdekur pas kirurgjisë plastike janë të limituara dhe nuk u përkasin operatorëve “shralatanë” por mjekëve të cilët kanë punuar në qendra të cilat nuk kishin të gjitha pajisjet për të garantuar siguri maksimale në rast të një emergjence.
 
SITUATA NË ITALI

Enrico Robotti, president i Sicpre, shoqëria italiane e kirurgjisë plastike, kirurg estetike duket se nuk kanë dyshime: "Në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet anglo-saksone kanë mbirë ata që quhen “plumping party”. Raste ku njerëzit të cilët pretendojnë të jenë ekspertë premtojnë mrekulli për gratë me infiltrimin e silikonit në mollaqe. Pjesë anatomike zonjat afroamerikane e kanë shumë për zemër.

Nuk kam dëgjuar kurrë asgjë asgjë të ngjashme me këtë në Itali dhe e përjashtoj mundësinë që fenomene të tilla ekzistojnë". A keni parë ndonjëherë pacientë me probleme të shkaktuara nga silikoni injektuar? "Po, kam parë që të jetë injektuar më shumë se sa duhet në kofshë, - pranon Robotti - por ata ishin zonja nga Evropa Lindore, të cilat nuk kishin qenë trajtuar në Itali". Cila është teknika më e sigurt për të riformuar të pasmet?

"Ekziston një kirurgji që përdor protezat e silikonit të autorizuar. Por ato duhet të aplikohen nga duart e ekspertëve, sepse ata mund të shkaktojë probleme të tilla si nervi shiatik. Një alternativë e shkëlqyer është lipofiling. Zonat bosh që duan të rimodelohen mbushen me dhjamin e hequr nga pjesë të tjera të trupit, ku ka me tepricë, të po atij pacienti”. ( marrë nga Corriere della Sera)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren