Inter ka përfituar nga ndalesa me rezultatin 2-2 e Juventusit kundër Atalantës për të marrë kreun e ‘Seria A’, pasi sot zikaltërit kanë mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Spal. Në ‘San Siro’ e mbushur me më shumë se 61 mijë tifozë vendimtar u tregua Lautaro Martinez, i cili realizoi një tjetër ‘dopietë’ pas asaj në mesjavë kundër Slavia Praga në Champions League.
Të dy golat e argjentinasit u realizuan në pjesën e parë, ndërsa miqtë shënuan në minutën e 50 me Valoti-n.
Tre pikë ka marrë edhe Lazio që kundër Udinese-s ka fituar me shifrat 3-0. Në Olimpico të tre golat u realizuan në pjesën e parë, nga Immobile që shënoi ‘dopietë’ dhe Alberto.
Ndërkohë fitore ka marrë edhe Milan, që të tre pikët është rikther pas tre ndeshjes. ‘Djalli’ ia ka dalë në transfertën e Parma-s falë golit në minutën e 88 nga Hernandez.
Pas 14 javësh kampionat Inter udhëheq me 37 pikë, 1 më shumë se Juventusi i vendit të dytë.