Arsenal ka mposhtur vendin e parafundit Stoke City me rezultatin 3-0, falë dopietës së Aubameyang dhe Lacazette në pjesën e dytë. Stoke është mbrojtur mirë në pjesën e parë, duke mos lejuar Arsenal të gjejë hapësira. Por edhe Topçinjtë kanë raste që janë tepër të ngadaltë në aksionet e tyre dhe bie në sy mungesa e Mkhitaryan.
Pas pushimit Arsenal bëhet më agresiv dhe arrin të krijojë më shumë raste shënimi. Duhej që Mesut Ozil të fitonte një penallti në minutën e 74’, që më në fund të zhbllokohej rezultati. Ai që mori përsipër penalltinë ishte Aubameyang. Arsenal ishte më i qetë pas golit dhe Auba dyfishon rezultatin me dopietën e parë të tijën me Topçinjtë në minutën e 86’. Pak minuta më pas Lacazette fiton një tjetër penallti dhe ekzekuton vetë, duke e mbyllur 3-0.

Komente
