Profesor Doktor Lluka Heqimi është një nga personalitetet e para që është marrë me mjekësinë sportive. Ai është anëtar i organizatës botërore të antidopingut. Për shumë vite me radhë, Dr. Heqimi ka qenë mjek pranë ekipin tonë përfaqësues. Heqimi e njeh mjaft mirë këtë fushë dhe sipas tij burimi i së keqes në peshëngritjen shqiptare janë drejtuesit e institucionit të peshëngritjes dhe afrimi i trajnerëve të huaj.
z. Heqimi çfarë komenti keni në lidhje me ngjarjet e fundit në sportin e peshëngritjes?
Nuk janë ngjarje aspak të këndshme për sportin shqiptar. Përjashtimet e katër sportistëve shqiptarë në një kohë shumë të shkurtër nuk janë një imazh i mirë në sytë e globit. Duhet të ndërhyhet sa më shpejt për të gjetur shkaqet.
Kush janë fajtorët sipas mendimit tuaj që degraduan shtangën shqiptare?
Nëse ka fajtorë për degradimin e peshëngritjes shqiptare, pa asnjë më të voglin dyshim ata janë presidenti i këtij sporti, Esat Ademi dhe sekretari i FSHP, Ilir Kraja, të cilët e hedhin topin sa në njërën fushë në tjetrën duke ju shmangur thelbit të problemit. Dyshja drejtuese e këtij sporti duhet të largohet menjëherë për të çliruar peshëngritjen.
Përse medoni kështu, ku bazoheni që lëshoni deklarata të tilla kaq të rënda?
Si është e mundur që individë që në vendin e tyre janë dënuar për përdorim të substancave të ndaluara, vijnë në Shqipëri dhe na drejtojë. Këtu është burimi i shumë problemeve që po vuan dhe do të vuajë peshëngritja shqiptare.
Për cilin konkretisht e keni fjalën kur akuzoni për drejtim?
Vitet e fundit në shqipëri kanë ardhur shumë individë nga Bullgaria, të cilët me preteksin e trajnerit nuk kanë sjellë asgjë tjetër përvec se rrënim. Ata persona nuk duhet të pranoheshin kurrë nga FSHP për të drejtuar peshëngritjen në Shqipëri, pasi në vendin e tyre janë pezullar për përdorim dopingu. Këtu e ka zanafillën një pjesë e të këqinjave që ka marrë peng peshëngritjen shqiptare.
Cila është zgjidhja sipas jush që shtanga shqiptare të ngrihet edhe njëherë aty ku ka qënë?
Largimi i drejtuesve të peshëngritjes shqiptare është vetëm një nga 100 të këqinjat që kanë mbërthyer këtë sport, institucionet duhet të ndërhyjnë sa më shpejt për të normalizuar situatën. Jemi në një gjendje alarmate, koha nuk prêt.
/Shqiptarja.com