TIRANE - Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka dënuar Federatën shqiptare me 50 mijë dollarë gjobë duke shmangur përjashtimin nga aktivitetet ndërkombëtare. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme nga bordi ekzekutiv në Sllovaki nga drejtuesit më të lartë të Federatës Ndërkombëtare.
Në datë 2 gusht Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes kishte dënuar ekipin shqiptar deri në një afat të pacaktuar për tre rastet anti – doping në harkun kohorë të një viti. Dënimi erdhi për faktin se nga analizat anti – doping kishte rezultuar se Shqiponja Brahja, Erkand Qerimaj dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitiv në testet e realizuara.
Organizmi më i lartë botëror i peshëngritjes e ka të sanksionuar mjaft qartë se nëse në njërën nga federatat që janë pjesë e FNP rezultojnë tre sportistë me doping, atëherë federata përjashtohet 2-4 vite, ose me gjobë nga 50-100 mijë dollarë.
Pas diskutimit dhe analizës së gjatë organizmi më I lartë i peshëngritjes në botë vendosi që federate shqiptare të dënohej me 50 mijë dollarë duke shmangur përjashtimin nga aktivitet. Ndërkohë që ka mbetur në fuqi vendimi për Hysen Pulakun prej 4 viteve përjshtim.
(db/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com