Pas përfundimit të garës së shtangistëve të ekipit olimpik shqiptar në Lojërat Olimike në Londër, presidenti i federatës së peshëngritjes Esat Ademi i bën një analizë të gjithë aktivitetit. Ademi ndalet gjatë në cështjen anti-doping që përfshiu shtangistët shqiptarë në vitin 2012 duke ja hedhur fajin sportistëve dhe Komitetit Olimpik Shqiptar për neglizhencë. Esat Ademi deklaon se:” Nuk e ndiej veten fajtorë për asgjë, është e gjithë përgjegjësia e komitetit olimpik dhe presidentit Viron Bezhani, të cilët janë treguar neglizhentë. KOKSH ka pasur në dispozicion një vit për të bërë analizat për sportistët që do të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike dhe nuk bënë asnjë hap për t’i kontrolluar. Nëse do të dënohet FSHP nga federata ndërkombëtare e peshëngrites, atëherë gjobën duhet ta paguajë KOKSH” pohon Esat Ademi.
z. Ademi si ndiheni pas përfaqësimit në Lojërat Olimpike në Londër?
Tani ndihem më i lehtësuar pas disa muajve të mbushur me ankth dhe shqetësim. Kishim më shumë se një vit që përgatiteshim për një event të tillë madhështorë, pjesëmarrja në të cilin është mjaft e rëndësishme. Pavarësisht se nuk arritëm të dilnim me medalje, përfaqësimin e vlerësoj si pozitiv në përgjithësi për kushtet në të cilat u përgatitëm.
Cfarë do të thoni kur shpreheni për kushtet në të cilat u përgatitën sportistët?
Ajo që dua të deklaoj është që Komiteti Olimpik Shqiptar nuk i ka kushtuar një rëndësi të vecantë ekipit të peshëngritjes. KOKSH fatkeqësisht i ka kushtuar një vëmendje të vecantë federatave të cilat nuk kishin asnjë pretendim në Lojërat Olimpike, ndërsa peshëngritjen e ka anashkaluar. Më vjen shumë keq për këtë vendim të KoKSH-it dhe drejtuesve të tij.
Kthehemi te Lojërat Olimpike, me cfarë note do ta vlerësonit paraqitjen e peshëngritësve?
Personalisht mendoj që kanë realizuar një paraqitje pozitiv, dëshira ishte e madhe për t’u kthyer me medalje olimpike, aq më tepër që jemi në një vit të rëndësishëm në historinë e vendit. Romlea Begaj dhe Endri Karina dhanë maksimumin në pedanë, prisnim një garë të mirë edhe për Godellin, por nuk ishte në ditën e tij më të mirë.
Ndalemi te Hysen Pulaku, i cili u lakua në mediat e mbarë botës, pasi rezultoi pozitiv në testet anti - doping. Viron Bezhani ka akuzuar FSHP për dijeni të rastit në fjalë dhe për rezultate të dobëta. Cfarë komenti keni?
KOKSH dhe presidenti Viron Bezhani nuk ka aspak të drejtë në atë që ka deklaruar, pasi ky institucion ka pasur një kohë në dispozicion për të kontrolluar sportistët që do të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike dhe nuk ka bërë asnjë analizë. Përsa i përket deklaratave për rezultate të dobëta për shkak të trajnerëve jo profesionistë, dua të themë që gabohet rëndë. Peshëngritësit i kanë pranuar pa asnjë kundërshtim trajnerët me të cilët janë stërvitur.
Ju mendoni që të gjithë fajin për rastet që kanë rezultuar me doping e ka KOKSH?
Sigurisht që fajin e ka KOKSH dhe vetë sportistët. Komiteti Olimpik duhet të kishte bërë analizat, ndërsa sportistëve nuk j’ua futi asnjë njeri me forcë substancat e ndaluara. Duhet të tregoheshin më të kujdesshëm, pasi ishin përpara Lojërave Olimpike.
Por duhet të themi që edhe FSHP nuk ka një mjek aktualisht që të kujdeset për sportistët....
Është e vërtetë që nuk kemi një mjek që të qëndrrojë pranë ekipit të peshëngritjes, por ne nuk jemi të vetmit, asnjë federatë nuk ka mjek.
Por ky fakt nuk e justifikon problemin....
Keni të drejtë, ky fakt nuk e justifikon mungesën e mjekut, por besoj që ky problem do të zgjidhet.
Z. Lluka Heqimi, por edhe disa sportistë ju kanë akuzuar për lejimin e trajnerëve bullgarë të ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri....
Kam rrespekt për karrierën e profesor Lluka Heqimin, por në këtë rast nuk pajtohem me idenë e tij dhe të atyre që mendojnë si ai, pasi peshëngritësit që rezultuan me doping nuk u po trajnoheshin nga trajnerë të huaj. Kovaci apo Pulaku nuk janë trajnerë të huaj, por shqiptarë.
z. Ademi si mund të zgjidhen problemet anti - doping për ekipin shqiptar?
Problemi është shumë i thjeshtë, nëse do të arrijmë të sigurojmë një laborator për të bërë analizat, atëherë do të zhgjidhet një pjesë e rëndësishme e cështjes. Përfitoj nga rasti t’i bëj një thirrje qeverisë shqiptare të na ndimojë në sigurmin laboratorit.
FSHP nuk do të ketë asnjë reagim në lidhje me rastet që rezultuan me doping?
Patjetër që do të ketë një reagim, së shpejti do të mbledhim asamblenë e përgjithshme për të analizuar rastet dhe për të gjetur fajtorët. Nuk do të lejojmë të cënohet imazhi i Federatës së Peshëngritjes Shqiptare. Me gjithë ata që kanë shpifur do të përballen në gjykatë.
Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes thekson se nëse në një ekip përfaqësues rezultaojnë tre sportistë me substanca të ndaluara, ekipi mund të penalizohet ose të marrë një gjobë. Cfarë rrezikon Shqipëria?
Federata Ndërkombëtare e ka mjaft të qartë që, nëse rezultojnë tre sportistë me doping përjashtohet përfaqësuesja, por shpresoj që mos të ndodhë një gjë e tillë. Mendoj që kjo histori mund të mbyllet me një gjobë nga 50 - 100 mijë USD, të cilën do ta paguajë KOKSH,pasi ashtu skiur e theksova edhe më lart, FSHP nuk ka asnjë përgjegjësi.
/Shqiptarja.com