Armando Sadiku është ritakuar me golat në Poloni, teksa sonte ka realizuar dygolësh në Kupën e Polonisë, duke i dhënë Legias së Varshavës një fitore të rëndësishme në transfertë.
/Shqiptarja.com
1-3 ishte rezultati përfundimtar që i afron shumë me gjysmëfinalet skuadrën e Sadikut, që ndeshjen e kthimit e luan në shtëpi në fund të muajit nëntor.
Sadiku arriti të shënojë në minutën e dytë të takimit dhe dy minuta para fundit, duke qenë vendimtar për Legian.
Sadiku u transferua te Legia në verën e këtij viti, por kohët e fundit minutat në dispozicion të tij kanë qenë të pakta
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com









