Agron Çela nuk do të jetë më president i Vllaznisë. Ai dha dorëheqjen nga ky post meqenëse ligji nuk ia lejon qëndrimin si president tashmë pas zgjedhjes së tij si deputet. Megjithatë zyrtarisht, dorëheqja e tij do të paraqitet në Bashkinë Shkodër nga mesi I javës së ardhshme për të prishur në këtë mënyrë akt- marëveshjen dypalëshe të firmosur në janarin e këtij viti.
Gjithçka ka ndodhur në takimin që biznesmeni I njohur ka pasur mesditën e së premtes në zyrën e kryebashkiakut Luka. Ky I fundit ia ka bërë të qartë se ligji nuk ia lejon qëndrimin në postin e presidentit të Vllaznisë dhe në fakt këtë gjë e ka kuptuar edhe vetë Çela pas konsultimeve që ka pasur me juristë të ndryshëm. Po ashtu, ka rënë poshtë edhe ideja e transferimit të postit të presidentit tek I vëllai I tij ngaqë sërish ligji nuk e lejon këtë gjë. Në kushte të tilla, që nga dita e premte, klubi I futbollit Vllaznia ka kaluar sërish nën administrimin e plotë të Bashkisë Shkodër megjithatë zyrtarisht kjo gjë do të ndodhë mesjavën e ardhshme.
Gjithsesi Çela ka premtuar se do jetë shumë pranë Vllaznisë gjatë gjithë kësaj kohe për të bashkëpunuar me kryetarin e Bashkisë Luka për gjetjen e një biznesmeni tjetër për të drejtuar Vllaznisë. Po ashtu, deputeti I parlamentit të ardhshëm ka premtuar se nuk do të heqë dorë nga mbështetja financiare ndaj skuadrës në rolin e donatorit. E vetmja gjë që nuk është marrë ende vesh është se kur do të nisë stërvitja e ekipit dhe cili do të jetë trajneri e futbollistët e tij. Nëse gjërat nuk marrin zgjidhje shumë shpejt, Vllaznia mund të rrezikojë seriozisht rënien nga kategoria në sezonin e ri.
Elvis Nabolli/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com