Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka dhënë dorëheqje nga ky post, por edhe nga kryetari i degës së PDK-së në Kaçanik, pas fuqizimit nga Gjykata Supreme e Kosovës të aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, që Zharkut ia pat shqiptuar para një viti një dënim prej tre vjetësh burgim, për veprën penale të detyrimit.
Kryetari i dorëhequr i Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka thënë me rastin e dorëheqjes së tij se ishte i detyruar ta bënte një gjë të tillë si rezultat i një vendimi, siç tha ai politik, të EULEX-it.
“Jam i detyruar të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës dhe nga posti i kryetarit të Degës të PDK-së në Kaçanik jo nga dëshira ime, por nga vendimi i padrejtë politik i EULEX-it... Përkundër të gjitha këtyre padrejtësive, unë do ta zbatoj vendimin, por duke mos u ndalur së kërkuari drejtësi në mekanizma të tjerë juridikë”, ka thënë veç të tjerash Zharku per "Zeri".
Ai i ka falënderuar qytetarët e komunës së Kaçanikut dhe Qeverinë me kryeministrin Hashim Thaçi, për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe donatorët e ndërkombëtarë për mbështetjen e projekteve në interes të qytetarëve të komunës së Kaçanikut.
Zharku ka falënderuar edhe stafin profesional dhe atë politik në pushtetin e këtushëm dhe kryesinë e degës së PDK-së.
Pas dorëheqjes së kryetarit Zharku, komuna e Kaçanikut do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar komune. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, postin e kryetarit do ta ushtrojë Heset Loku, nënkryetar i Komunës së Kaçanikut.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com