Dorëzohen edhe serbët: Triumf
historik i Shqipërisë në Euro 2016

Dorëzohen edhe serbët: Triumf<br />historik i Shqipërisë në Euro 2016
Fitorja e Shqipërisë ka bërë jehonë edhe aty ku pritej më pak se kurrë, në Serbi. Mediat serbe fillimisht kanë fajësuar për golin e pësuar portierin rumun Tatarushan, por nuk i kanë kursyer lavdet edhe për sulmuesin Armando Sadiku, që sipas tyre shënoi një gol historik për Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian të Francës.
 
 
“Blic” shkruan se “portieri i Rumanisë do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje, pasi gaboi te goli i parë që u shënua nga Sadiku.
 
Triumfi në një ndeshje në një konkurrencë të fortë, paraqet sukses të madh për këtë përzgjedhje” shkruan gazeta serbe.
 
“Tanjug” i ka kushtuar pak vëmendje fitores së Shqipërisë, por edhe këtu nuk mungoi vlerësimi, “Shqiptarët triumf historik, tani presin për fazën tjetër, Rumania i bashkohet Ukrainës duke kthyer në shtëpi”.

"Tanjug"
 serbët
blic
"Blic"


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë