TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Kastriot Robos ambasador në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe jorezident për Azerbajxhanin, Iranin, Kirgistanin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe në Kazakistanin.
Dekretet e Presidentit për lirimin e Gent Gazhelit dhe emërimin e ambasadorit të ri erdhën pas propozimeve të kryeministrit Edi Rama. Gazheli dha dorëheqjen nga detyra, ndërsa ambasadori i ri Kastriot Robo shprehu të gjithë angazhimin e tij për marrëdhëniet shqiptaro-turke dhe çështjet dypalëshe.
Dekreti i Presidentit
Komento