Dorëheqja e mjekëve, Vokshi: E 
pazakontë, qeveria të rrisë pagat

Dorëheqja e mjekëve, Vokshi: E <br />pazakontë, qeveria të rrisë pagat<br>
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ish-kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë e cilëson të pazakontë dorëheqjen e tetë mjekëve të Shërbimit të Urgjencës në QSUT

Vokshi tha në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv se qeveria duhet të negociojë menjëherë me mjekët, të rrisë pagat dhe të përmirësojë kushtet e punës në spitale. Sipas saj, vitet e fundit janë 400 mjekë dhe infermierë të cilët kanë lënë Shqipërinë dhe janë larguar jashtë vendit për një rrogë më të mirë dhe kushte optimale. 

"Dorëheqja e mjekëve do të thotë se aty nuk mban më, është e papranueshme nga vetë këta njerëz, të cilët do t'i quaja edhe heroj për kushtet ku punojnë, i falenderoj që s'kanë vendosur të lënë Shqipërinë, sepse janë 400 mjekë, infermierë që kanë lënë Shqipërinë vitet e fundit, pra një mjek në dy ditë lë Shqipërinë. Personeli më i specializuar në Shqipëri sa i takon Shëndetësisë, është i detyruar të lërë Shqipërinë dhe në pyetjet që u janë drejtuar, 99% kanë thënë se rroga është shumë e ulët dhe për të njëjtin shërbim, punë, e marrin rrogën shumë herë më të lartë, kanë të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Në 2018 qeveria të reduktojë paratë për koncesione dhe t'i çojë për mjekët, t'u rriten pagat dhe të përmirësohen shërbimet. Qeveria të ulet me mjekët dhe të gjejë një zgjidhje sa më parë me mjekët. Nuk kemi luksin të lejojmë jo 8, por asnjë mjek që të largohet nga spitali", u shpreh Vokshi. 

Deputetja demokrate akuzoi sërish koncesionet e qeverisë se janë para të cilat hidhen për klientelistët dhe jo për përmirësimin e shërbimit për pacientët. Ajo kërkoi që paratë e llogaritura në buxhetin e shtetit për koncesione vitin e ardhshëm, të shkojnë për rrogat e mjekëve dhe investime në spitale. 

"Për shkak të politikave të qeverisë, mjekët sot ose po ikin në botë, ose si kjo që është e paimagjinueshme ku mjekët japion dorëheqje, se nuk kanë mjetet e duhura, pajisjet e duhura, nuk kanë ilaçet e duhura. Çdo qytetar që shkon edhe në QSUT, pacientët janë të detyruar t'i blejnë vetë ilaçet. E gjtihë kjo është vertetim i akuzave që ne kemi bërë në këto katër vite. Politikat e qeverisë nuk janë në interes të qytetarëvel por opliogarkëve, sponsorëve dhe klientëve. Janë mbi 35 mln euro në buxhetin e 2018 për të shkuar për katër koncesionet check up, sterilizim, dializë dhe laboratorët, dhe janë të dështuara, krejt klienteliste dhe të panevjoshme. Imagjinoni çfarë do ishte bërë për kushtet e mjekëve me këto para, sa do ishte rroga e mjekëve për të mos parë rrugën e azilit, por do punonin. Ne i rritëm 100%, sa janë rritur në katër vitet e fundit? Zero. Këta mjekë që sot po japin dorëheqje mund të kishin rroga më të mira, mund të kishin kushte më të mira. Politika klienteliste e Ramës po bën që mjekët të vuajnë. Spitalet dhe Qendrat Shëndetësore janë si në gjendje lufte", tha Vokshi.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë