Dorëheqja e Tahirit, kreu i FRPD: Kusht i BE, do arrestohet shumë shpejt

Dorëheqja e Tahirit, kreu i FRPD: Kusht i BE, do arrestohet shumë shpejt

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, duke theksuar se kjo legjitimoi akuzat e opozitës. Këlliçi paralajmëron se shumë shpejt do të ndodhë arrestimi i Tahirit, pasi sipas tij, dorëheqja e tij është kusht i BE.

Më tej, kreu i FRPD shkruan në ‘Facebook’ se Rama ishte ideatori i kanalizimi të vendit, ndërsa Tahiri thjesht ushtari i tij, duke shtuar se tani që nuk i duhet më kryeministri e hodhi në rrugë si limon të shtrydhur.

"Lënia e mandatit të deputetit nga Tahiri legjitimoi akuzat e opozitës, ai sot duhet falenderuar sepse po tregon fytyrën kriminale të qeverisë, por drejtësia të veprojë menjëherë. Opozita prej 2013 e ka akuzuar Saimir Tahirin, se me bekimin e Ramës mbolli Shqipërinë me kanabis duke na bërë eksportuesin më të madh të kësaj droge në Europë.

Të rinjtë u bënë në masë përdorues droge duke shkaktuar plagë sociale që do mbeten gjatë hapur, ndërsa bandat kriminale të 1997 u riaktivizuan për tu bërë pjesë e tepsisë. Qeveria Rama i quante akuzat politike, por dielli nuk mbulohej me shoshë, plani u doli jashtë parashikimit, kriminelët u fuqizuan e morën peng edhe ministrin Tahiri dhe vetë qeverinë.

Koha tregoi se opozita kishte të drejtë por drejtësia e kalbur nuk reagoi në kohë, e për pasojë edhe sot, Saimit Tahiri që duhej të ishte në burg për trafik droge, del e na jep leksione morali. Dorëheqja e Saimir Tahirit nga kuvendi është kusht i BE-së ashtu sikur edhe arrestimi që do të ndodhë së shpejti, por organet e drejtësisë duhet të merren edhe me padronin e tij Edi Rama.

Ky i fundit është ideatori i kanabizimit të vendit, Tahiri ishte thjesht ushtari i tij. Sakaq tashmë që nuk i nevojitet Rama e hodhi Tahirin në rrugë si limon të shtrydhur. Sot qeveria nuk ka kohë të merret me kanabis prandaj sakrifikoi Tahirin dhe një ustai te vjetër si Fatmir Xhafaj, i besoi postin e Ministrit të Brendshëm që të merret me kokainë.

Bandat e kokainës që operojnë nga Amerika Latine në Europë e Australi po pushtojnë mediat, ndërsa Ministri i ri i Brendshëm del dhe flet për sigurinë duke thënë kemi identifikuar banda këtu e atje, por bandat po pastrojnë paratë e tyre në koncensionet e qeverisë dhe bashkisë së Lali Erit. Saimir Tahiri duhet dënuar për krimet e tij, por ama duhet falenderuar se sot tregoi fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, e cila është peng i krimit"

Belind Këlliçi, kreu i FRPD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rini: 03/05/2018 17:23

    Karagjoz i PD mos genje shqiptaret , se nuk ishte kerkese e BE por atij Kichbaun , mikut te Lul hajdutit . Luli nuk shkoi ne Gjermani per te lobuar per hapjen e negociatave por per ti kerkuar ndihme fashistit gjerman qe te arrestohet Tahiri pa prova . Nese ka ngel hapja e negociatave ne dore te miqve te Bashes ,ne djall te shkojne dhe negociatat . Drejtesi pa prova vetem baca juaj ka bere . Do e kuptoni me vone qe populli ju ka vene vizen si mashtrues ordiner

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës