Dorëheqja e Xhafajt, Babaramo: Ka lidhje me konferencën e Tahirit, Yzeiri: Lë shteg për konspiracione

Për gazetarin Ilir Babaramo, drejtues i emisionit "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, dorëheqja e Fatmir Xhafajt lidhet me paralajmërimin e Saimir Tahirit për të dalë në një konferencë urgjente përpara mediave. I ftuar në studion e Report Tv, Babaramo tha se ka dy lobe rivale në PS për pasuesin e Edi Ramës ai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe tjetri i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Xhafaj, tha Babaramo, është në mbështetje të Veliajt dhe kundër Tahirit, e ky raport sipas tij, i mban të tensionuara raportet mes të dyve. 

Ne nuk e dimë ende nëse dha dorëheqjen, apo e shkarkuan. Kur jep dorëheqjen, dilet në konferencë jo në Twitter dhe thuhet i dorëzova dorëheqjen kryeministrit. E shoh të lidhur me dy momente, paralajmërimin e ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri se nesër do të dal në konferencë shtypi dhe me emrin me të cilin Rama ka zëvendësuar Xhafajn. PS ka hyrë në një cikël të tillë që ngjan me skenarin e "telenovelës amerikane "House of Cards". Ka dy grupime në PS, njëri i zotit Tahiri dhe tjetri i Veliajt, se kush do jetë pasuesi i i Ramës. Këta të Veliajt kanë edhe mbështetjen e Xhafajt. Rama ka qenë në dilemën cilin lob të mbështesë. Zgjedhja e emrit të z.Lleshi, në PS është pa asnjë lidhje...këshiltar i Ramës është ana formale, ka një zyrë, një kompjuter aty, por nuk bën pjesë në polet politike të PS. Kjo tregon se Rama ka dashur t'u thotë të dyja palëve se nuk mbështes asnjë nga ju. Për mua retorike është, çfarë është ky kryeminstër kaq i shantazhueshëm nga dy ish-ministra të tij. 

Ilir Babaramo, gazetar

Ndërsa për pedagogun dhe analistin Ilir Yzeiri dorëheqja e Xhafajt dhe publikimi nga kryeministri Edi Rama vetëm i dokumentit të propozimit të emrit të ri, ngre mjaft pikëpyetje. 

Është një akt individual. Por në rastin e z.Xhafaj ka një gjë që nuk shkon. Janë zgjedhur rrjetet sociale për ta emëruar. Është publikuar emërimi, por jo teksti i dorëheqjes dhe kjo lë shteg për interpretime. Aq sa e njoh Xhafajn, di të them se ka qenë përballë një presioni. Donte të dorëhiqej që për rastin e vëllait, por dikush e ka mbajtur aty. Me Tahirin është përplasur që në fillim me deklarata, ka pasur një mospërputhje. Kjo dorëheqje është një lloj marrëveshje. Në figurë duhet të kishim edhe tekstin e dorëheqjes, e përsëris, sepse kjo lë shteg për konspiracione. 

Ilir Yzeiri, gazetar, analist

Sa i takon ministrit të ri, Sandër Lleshi, Yzeiri tha se është një emër me integritet,m i propozuar nga Kadare për president gjë e cila i shton kreditet punës në të ardhmen në krye të këtij dikasteri. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gledi: 01/11/2018 21:27

    Tani kete pune keni ju palo analistet se kur nuk dini te verteten flisni qe te beni lajm.

    Përgjigju
  • babaramo: 27/10/2018 15:57

    ka të bëj me eni vasilin ky?Bëjn të njëjtën politik,se gazetar nuk u thua dot,,,si shum e shum të tjerë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale