Dorëheqja nga kombëtarja nuk mjafton, grabitet në Brazil trajneri Tite! Akuzohet për eliminimin nga Botërori

Dorëheqja nga kombëtarja nuk mjafton, grabitet në Brazil trajneri Tite! Akuzohet për eliminimin nga Botërori

Adenor Leonardo Bacchi i njohur si Tite

Adenor Leonardo Bacchi i njohur si Tite u grabit mëngjesin e sotëm në Rio de Janeiro. Ish-trajneri që pak ditë më parë dha dorëheqjen nga kombëtarja e Brazilit kishte dalë herët në mëngjes për shëtitje, teksa një person ende i paidentifikuar e ka akuzuar për eliminimin e kombëtares nga Kupa e Botës së Katarit dhe i ka marrë sendet sportive që kishte me vete.

"O Globo" njofton se hajduti ishte i ri në moshë dhe përpara se t'i rrëmbente Tites sendet e trajnimit, e ka ofenduar rëndë, me këtë të fundit që ka ruajtur qetësinë.

Humbja me Kroacinë në Kupën e Botës dhe dalja jashtë objektivave solli largimin e Tite nga stoli i Brazilit, teksa kjo gjë nuk ka mjaftuar për tifozët që tanimë e grabisin dhe ofendojnë në rrugë. Policia ende nuk e ka identifikuar agresorin, me Tite që do duhet të ketë kujdes në daljet publike.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët