Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët

Krerët e degëve braktisin procesin e primareve, përmes së cilës Berisha pretendon të nxjerrë listën e kandidatëve për deputetë. Vetë Berisha tha se vetëm 5 krerë degësh kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa ende nuk ka një formulë sesi do të mbahen votimet brenda demokratëve.

Vetëm 5 kryetar degësh nga më shumë se 70 që ka Partia Demokratike në të gjithë vendin, i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të dhënë dorëheqjen nga posti i tyre, për të kandiduar në primaret që do të zgjedhin kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Shifrën e zbuloi vetë Berisha, në përfundim të afatit që iu la për dorëheqjen.

Të tjerëve u mbylli derën duke u thënë se nëse nuk kanë depozituar dorëheqjen, nuk mund të jenë në garën e primareve.

“Një kryetar dege që nuk jep dorëheqjen, nuk mund të hyjë në primare. Kryetari i degës që duhet të hyjë në primare, duhet të respektojë statutin.Kryetari i degës plotëson çdo kriter për të qenë kandidat dhe deputet, por ai ka detyrimin të respektojë statutin”, tha Berisha.

Sigurinë i heq edhe drejtuesve të qarqeve, për të cilët thotë se do të jetë Këshilli Kombëtar që do të vendosë, nëse edhe 12 drejtuesit kryesorë politikë, do t’i nënshtrohen së pari votës së demokratëve apo do të futen automatikisht pa votim në listë.

Megjithëse më shumë se gjysmën e konferencës ia dedikoi primareve, Sali Berisha nuk e ka ende një formulë sesi do të mbahen votimet brenda demokratëve.

 “Ka tre variante. Ka një variant që të jenë degësh. Ka një variant tjetër që të jenë qarku. Ka një propozim që të jenë listë kombëtare.”, u shpreh Berisha.

Me masë për aferën “Partizani”, Berisha më 3 shkurt do të jetë në Gjermani, pasi mori dhe lejen e SPAK, për një aktivitet të CDU/CSU, por emigrantët nuk do t’i takojë. Ai tha në konferencë se takimi me ta, do të ndodhë në një moment tjetër, pasi këtë herë, nuk ka kohë. “Nuk premton koha”, theksoi ai.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi: 27/01/2025 15:52

    Këtë titull e quani gazetari. E ku ndryshoni ju me vemjen Sali? Interpretime sipas oreksit pa pikë etike profesionale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq