'Dorëheqjen e dhashë para 3 javëve për arsye personale', Suad Lici: Do mbetem pjesë e Vllaznisë

Suad Lici, ish-futbollist dhe së fundmi administrator i klubit të Vllaznisë, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas tre viteve në krye të klubit shkodran. Për Report Tv ai thotw se arsyet janë personale.

‘Prej 3 javësh kam dhënë dorëheqjen dhe për shkak të procedurave jam larguar së fundmi. Nuk ka asnjë prapaskenë, por jam larguar për arsyet e mia personale. Pavarësisht kësaj unë do të vijoj të mbetem pjesë e Vllaznisë edhe në vijim, por jo më në postin e administratorit,’-shprehet Lici.

Ish-futbollisti e udhëhoqi klubin shkodran në një nga momentet më të errëta të historisë. Madje sezonin e kaluar Vllaznia ia arriti të mbijetonte vetëm me ‘play-off’, pasi u rendit e teta në kampionat. Kjo për shkak edhe të problemeve financiare, që stafi pati me këshillin bashkiak, për të cilat Lici bëri çmos që t’i zgjidhte.

Burime bëjnë me dije se vendin e Licit në klubin e Vllaznisë mund ta zërë Benjamin Naku, aktualisht këshilltar mbikqyrës i klubit. Këto ndryshime vijnë në një kohë kur çelsat e klubit janë marrë nga sponsori Alban Xhaferri.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë