Dorëheqjet dhe shkarkimet nga Vettingu, Magjistratura 3-fishon pranimet për herë të parë pas shumë vitesh

TIRANË- 180 shkarkimet dhe dorëheqjet nga sistemi i drejtësisë për shkak të Vettingut kanë detyruar Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë Gjyqësorë të trefishojnë pranimet në magjistratura.

Report Tv mëson se për vitin akademik 2020-2021, KLP ka vendosur të rekrutojë 35 magjistratë për prokurorë ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor 40 magjistratë për gjyqtarë.

Prej vitit 1997, kur magjistratura ka hapur dyert për herë të parë ky është numri më i lartë i pranimeve pasi më herët kanë variuar nga 8 deri në 25 magjistratë.

Të gjithë magjistratët të cilët do të rekrutohen për të ndjekur studime tre vjeçare, 2 vite teori dhe një vit praktik në Prokurori e Gjykata do t'i nënshtrohen Vettingut në dy faza.

Nisja e shkollës prej tyre do të bëhet pasi më parë KLP e KLGJ të jap "ok" dhe po ashtu emërimi do të bëhet përpara se komisioni i pavarur i kualifikimit t'i certifikojë.

Shkolla e magjistraturës pritet që në fillim shkurtit të transferohet pranë polit të drejtësisë aty ku do të kenë selinë edhe shumë institucione të reja si KLP, KLGJ dhe është duke u shqyrtuar mundësia e dërgimit edhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • magjia e strat it: 27/01/2020 12:29

    turp e faqja e zeze me ket shkolle leshi, kalamaj qe se kane idene i beni gjyqtare, te cilet nuk sherbejne per asgje, se kane idene se ca gjykojne. Sikur aktualisht nuk jane 60% e sistemit magjistrate dhe ja ku eshte sis.gjyqesore ne Shqiperi. ketij vendi i duhen njerez me eksperience, jo kalamaj me magjistrature, e cila blihet me 100 000 euro.

    Përgjigju
  • veronika: 26/01/2020 14:43

    Ligji per krijimin e shkolles se magjistratures eshte korrik 1996 dhe shkolla eshte hapur ne vitin 1997 tetor. ( per saktesimin) 91 eshte shkolla e plepave.

    Përgjigju
  • Eri: 26/01/2020 12:02

    E vonuar, por e domosdoshme. Me kete ritem shkarkimesh nga KPA, mbase duhen me shume pranime ne Magjistrature. Me siguri aq pedagoge e klasa kane sa per kaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë